Shakaja e tri ligjeve dhe BE-ja

Nga Alfred Cako

Kemi parë gjithë këto ditë se tri ligjet dhe agjenda shqiptare e BE-së është bërë një nga kuajt kryesorë të betejës zgjedhore midis Berishës, Xhozefinës, Ramës dhe Metës, midis këtyre aktoreve te vegjël e qesharakë për një çështje të madhe si BE-ja, e aranzhuar mbrapa kuintave nga një regjisor i madh i padukshëm, aq i madh, sa këta tre aktorë pa dashje, për shkak se janë injorantë në këtë çështje, nuk kanë asnjë rol influencues edhe sikur të votojnë 3 ligjet, edhe sikur të votojnë 3 mijë ligje apo të mos votojnë asnjë ligj. Kam shkruar edhe herë tjetër mbi BE-në dhe mbi pamundësinë e ndikimit të aktorucëve shqiptarë në lidhje me këtë agjendë të madhe botërore dhe kjo është një çështje që kërkon shumë bojë për ta sqaruar, por unë po përpiqem t’i hedh shkurt disa ide kryesore të elitës botërore në lidhje me BE-në dhe atë që tashmë ka filluar të quhet ‘fshati botëror’ ose bota e integruar, sipas asaj që quhet New World Oder (NWO) të shpallur së pari publikisht nga Bushi plak në fushatën e tij për president. Meqenëse është edhe 9 maji dhe kjo mund t’u vlejë edhe shumë lexuesve të përciptë të teksteve shkollore, le të hyjmë pak në historinë reale të krijimit të BE-së dhe kur t’i dëgjoni këta 3 demagogë të përdorin çështjen e ‘3 ligjeve që na lanë jashtë BE-së’ (sidomos Berishën dhe Metën), të gajaseni sa t’ju shkundet dhjami e t’u thoni: Fucking!

Njëherë Stalini, që ishte kundër BE-së, pati thënë se: “Në fillim ndajeni botën në grupe rajonesh, si një fazë tranzicioni drejt qeverisë botërore. Popujt do të jenë të gatshëm të braktisin besnikërinë ndaj vendit të tyre kundrejt një besimi rajonal të mjegullt dhe pastaj ata do të duan një autoritet botëror dhe dora-dorës rajonet do të gjallojnë në një botë të vetme diktatoriale”.

Në fakt, ideja e Elitës për ‘fshatin botëror’ ka nisur me idenë e ndërtimit të tri blloqeve të mëdha politiko-tregtare: Evropën (BE-në), dy Amerikat (NAFTA-10 dhjetor ‘94) dhe vendet e Azisë dhe Australisë (APEC – Asia-Pacific Economic Cooperation, të themeluar më 15 nëntor 1994 në Xhakarta, Indonezi, ku merrte pjesë edhe B.Klintoni dhe Paul Keating- kryeministri australian). Por le të vazhdojmë me BE-në, atë që e përdor aq shpesh, besoj nga injoranca znj.Topalli dhe I.Meta, i cili kërkon të na mbushë mendjen me injorancën e një njeriu që s’ka lexuar një libër, se BE-ja është një vendim i Mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm të komunistëve në Helmës të Skraparit.
2- Plani për Shtetet e Bashkuara të Evropës nën kontrollin e centralizuar shkon mbrapa në shekuj. Ai ka qenë një nga qëllimet e Kalorësve Templarë. Kur templarët u shkatërruan në bastionin e tyre në Alba në Francë nga marrëveshja e mbretit të Francës dhe Papës, disa prej atyre, që i mbijetuan sulmit, u rigrupuan në Londër dhe Aberdin të Skocisë dhe templarët u riformuan nën pseudonimin Riti Skocez i Frimasonëve. Riti ka një numër të gjerë anëtarësh në vende me influencë dhe mjaft të fuqishëm në botë. Mbrapa aktit të Komunitetit Evropian, tani Bashkimi Evropian, ishin Jean O. M. G. Monnet (Kom 300), djali i një tregtari konjaku francez; konti Riçard N. Coudenhove-Kalergi (Kom 300) nga Austria; dhe J.Retinger (Kom 300), një socialist polak, i cili formoi organizatën e quajtur Lëvizja Evropiane (European Movement) për të bërë presion me objektiv një kontroll qendror të Evropës. Ky i fundit ishte, më shumë i orientuar në krijimin e grupit Bilderberg, për të cilin nuk është vendi të flasim. Por J.Monnet, ishte figura më e rëndësishme në Bashkimin Evropian, i cili ishte francez që merrej me tregtinë e konjakut në Kanada gjatë Luftës I Botërore së bashku me vëllezërit bankierë Lazard dhe pas luftës ishte këshilltar ekonomik i dy njerëzve kryesorë që bënë Traktatin e Versajës: Lordit Alfred Milner (britanik) dhe kolonelit E.House (eminenca gri e presidentit W.Willson në Paris) dhe Monnet u caktua si Zv.Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve.

Nga ana tjetër, Konti Riçard N. Coudenhove-Kalergi shkroi një libër në vitin 1923, ku bënte thirrje për Shtetet e Bashkuara të Evropës. Ai u emërua pas R.Vagnerit, për të cilin Hitleri pati thënë se, “për të kuptuar Gjermaninë naziste, duhet të kuptoni Vagnerin”. Një mik i ngushtë i babait të kontit ishte Theodore Herzl, themeluesi i sionizmit. Libri i kontit titullohej “Pan-Evropa”, dhe ai predikonte formimin e Bashkimit Pan-Evropian me degë të shtrira në të gjithë kontinentin, të mbështetur nga politikanët udhëheqës evropianë me në krye establishmentin anglo-amerikan. Konti shkruan në autobiografinë e tij se në vitin 1924 ai ishte thirrur nga baroni L.Rothsçajlld dhe bankieri tjetër M.Varburgu, të cilët i dhuruan atij 60 mijë monedha ari për të vazhduar lëvizjen për tre vjet. Bankieri M.Varburgu udhëtoi me kontin në SHBA dhe e lidhi këtë me të vëllain, Polin dhe disa bankierë të tjerë të rëndësishëm çifutë për të punuar për këtë axhendë. Po përse janë kaq të interesuar bankierët ose ‘money creators’-ët për këtë projekt? Sepse ata duan një treg sa më të madh monetar ku t’u shesin kombeve letra me kosto zero, të cilat janë kambiale që i firmosin huamarrësit me një asset- kolateral si garanci, kambiale që duhen shlyer dyfishin e vlerës nominale për një apo dy dhjetëvjeçarë bazuar tek norma e interesit. Kjo e fundit dhe paraja letër e cila është energji ‘free’ për bankierët privatë që e emetojnë dhe hedhin në tregun monetar, janë kyçi i pushtetit të bankierëve. Banka e Shqipërisë është shtetërore, kurse BQE, Fed-i në SHBA etj., janë konsorciume financiare bankare private. Nëse ne do të hyjmë në BE, sigurisht që do të hidhen në treg nga ana e peshores së kartëmonedhave aq para sa ç’shtohet GDP-ja e BE-së me tregun shqiptar, nga ana tjetër e peshores. Por le të vazhdojmë edhe pak me historinë e BE-së.
3-  Një figurë tjetër e orientuar mbi të ardhmen e përbashkët të BE-së ishte W.Curcilli, i cili shkroi më 1930-ën një artikull te gazeta “The Saturday Evening Post”, të titulluar “Shtetet e Bashkuara të Evropës”. Nga ana tjetër, Moneti ishte i afërt me F. D. Ruzveltin, falë marrëdhënieve të tij me ndihmësin influent të presidentit, Heri Hopkins-in. Ky i fundit, i financuar nga Wall Street-i i dha të gatshme programin e New Deal Ruzveltit për të dalë nga recensioni i vitit 1929-1933. Presioni dhe propaganda për Bashkimin Evropian arritën majat më të larta në maj të vitit 1948, kur Lëvizja e Bashkimit Evropian mbajti Kongresin e saj të Evropës. Avokatët udhëheqës të Lëvizjes ishin Uinston Çurçilli dhe dhëndri i tij, politikani britanik Duncan Sandys, dhe duke punuar mbrapa skenës me një efekt madhështor ishin Zh.Moneti dhe krijuesi i grupit Bilderberg, Josef Retinger. Kongresi miratoi shtatë zgjidhje për bashkimin politik të Evropës. Në njërën prej tyre thuhej: “Krijimi i Evropës së Bashkuar duhet të cilësohet si një hap thelbësor drejt krijimit të botës së bashkuar”.

4- Huatë e pasluftës amerikane ndaj Evropës, të njohura si Plani Marshall ose Programi i Rigjenerimit Evropian (European Recovery Programme- ERP), u përdorën për të siguruar fonde për lëvizjen e Bashkimit Evropian, për të minuar pavarësinë e shteteve sovrane dhe për të ngritur presionin e një kontrolli qendror të Evropës. Ky plan supozohej të ishte puna e gjeneralit Xhorxh C. Marshall, sekretar i Shtetit të presidentit Truman, por nuk është bërë e ditur se arkitektët e vërtetë ishin Zhan Monet dhe Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR). Në vitet 1946-‘47 u formua një grup studimi i CFR-së për të raportuar mbi rikonstruksionin e Evropës së Bashkuar. Grupi u kryesua nga një avokat, Charles M. Spofford dhe sekretar ishte David Rokfeler, që më vonë do të bëhej kreu i bankës Chase Manhatan, si dhe kryetar i CFR-së, person me ndikim në grupin Bilderberg si dhe krijues i një tjetër fronti të Elitës — Komisionit Trepalësh. Personi që u zgjodh për të drejtuar Planin Marshall në Evropë ishte, (e dini kush?) Averell Harriman-i, i cili u vendos në shtëpinë e madhe të Rothsçajldëve të Parisit, në hotel Talleyrand.
Hapi i parë në krijimin e Komunitetit Evropian ishte prezantimi i Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut Evropian, që filloi në qershor të vitit 1952, duke bashkuar industrinë e hekurit dhe çelikut të Gjermanisë Perëndimore, Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, nën një kontroll qendror. Ai kishte fuqinë për të caktuar çmimet, investimet dhe marrjen e vendimeve nëpërmjet votimit të shumicës. U paraqit nën emrin e Planit Shuman (nga Robert Schuman, ministri i Jashtëm socialist i Francës, më vonë kryeministër), por edhe njëherë prapa tij qëndronte Zh.Monet, më pas kryetar i Komisionit të Planifikimit të Përgjithshëm Francez. Ideja fitoi çmime gjëmuese prej emrave të CFR-së, si Xhon Foster Dalles dhe Din Acheson. Moneti u vlerësua me Wateler Peace Prize prej dy milionë frangash, si mirënjohje ndaj “shfaqjes së shpirtit ndërkombëtar në krijimin e Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut. Kush e dha këtë shpërblim? Fondacioni Karnexhi nga SHBA! Dy admirues të Monetit, Meri dhe Serge Bromberger e kanë ekspozuar atë kohë planin se si do të ishte BE-ja në librin e tyre, “Zhan Monet dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

5- Gjashtë anëtarët e Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut firmosën një marrëveshje për BE-në në vitin 1952, por ajo dështoi së materializuari, pasiqë parlamenti i Francës refuzoi ta pranonte. Përsëri, më 25 mars të vitit 1957, të gjashtët firmosën dy traktatet e Romës për të krijuar Komunitetin Ekonomik Evropian ose Tregun e Përbashkët dhe Komunitetin e Energjisë Atomike Evropiane (Euratom). Negociatat për traktatet e Romës ishin të kontrolluara nga Moneti, me ndihmën e vazhdueshme të rrjetit të CFR-së në Shtetet e Bashkuara.
Një objektiv tjetër në funksion të shitjes së energjisë ‘free’ të kartëmonedhave prej bankierëve në një treg sa më të madh të bashkuar në BE pas Luftës II Botërore ishte edhe shkrirja e armatave kombëtare dhe krijimi i një strukture të përbashkët ushtarake, e cila solli paralelisht edhe krijimin e NATO-s. Pra shkatërrimi i Evropës pas Luftës II Botërore solli ndihmat e bankierëve anglo-amerikanë me kushtin e krijimit të BE-së dhe kjo filloi paralelisht me krijimin e NATO-s. Dihet se popujt nuk i pranojnë skemat e mëdha veçse kur bien në greminë dhe evropianët s’kishin rënë në ndonjë greminë më të madhe sesa pas dy Luftërave Botërore të ndodhura në harkun e një gjysmë shekulli. Pra nga këto që thamë kuptohet se elita e përbashkët evropiano-britaniko-amerikane është e unifikuar për çështjen e BE-së dhe xhelozitë e vogla të pushtetarëve dhe politikologëve naivë në këtë rast nuk pasqyrojnë ndonjë divergjencë të vetë elitës botërore, përkundrazi.

6- Fuqia e pacak e ndikimit të bankierëve mbi politikën botërore natyrisht që do t’i futë brenda shumë vende që janë jashtë BE-së në një moment kur kombet aktuale në BE ta pranojnë barazinë e kartëmonedhës të disa vendeve të varfra si Shqipëria, dhe kjo nuk varet asfare nga Shqipëria dhe tri ligjet, të cilat ndoshta nuk kalojnë me vetë dëshirën e Brukselit, për t’u përdorur prej tij si pretekst për të mos u futur në BE. Kur Znj. Topalli me një besim naiv në vetvete akuzon me zhargonin e saj opozitën që s’po e lë Shqipërinë të hyjë në BE me tri ligjet e pavotuara, sa nuk më hapet barku me këto teza të vogla për BE-në, projekti i së cilës ka kushtuar kaq shumë gjak e dhimbje qysh me Koncertin e Vjenës më 1815-ën. E ku ka Xhozefinë, Sali, Edvin dhe Ilir që mund ta ndalë këtë tren gjigant? Këta politikanë të vegjël janë ca milingona të vogla që po qe se janë ata vërtet bllokues të futjes së Shqipërisë në BE, elefanti i elitës me shpejtësinë e dritës i shtyp dhe i zhduk nga faqja e dheut. Por nga ana tjetër dihet vështirësia për të hyrë në BE, pasi fuqia e parasë caktohet mbi bazën e ekuivalentit të një shporte mallrash dhe vlera e kësaj shporte nuk është e njëjtë në vende të ndryshme siç e kthen dora-dorës ekuivalentimi i kartëmonedhës së përbashkët brenda një tregu të përbashkët.
Kur ne studentët thirrëm ndoshta të parët në dhjetor të ’90-ës: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, nuk e kishim menduar se kjo do të zgjaste kaq shumë (megjithëse 23 vjet në histori janë një fragment sekonde). Por ne nuk u gabuam me tendencën tonë. Pa hedhur poshtë edhe vlerat e popujve të tjerë të Lindjes, ekzistenca jonë është e lidhur me miqësinë evropiane, pasi popujt fqinjë të krishterë dëshirojnë t’i zhdukin shqiptarët. Njëherë, patrioti largpamës Aqif P.Elbasani iu kërkoi shqiptarëve muslimanë të konvertoheshin në të krishterë të Kishës Anglikane, çka mund ta fuste Shqipërinë në Komonuelthin britanik. Në regjimin komunist, pas Marrëveshjeve të Teheranit dhe Jaltës Shqipëria ishte një tokë e askujt, pasi u mendua se do të kthehej një Republikë jugosllave. Studentët e kthyen më ’90-ën Shqipërinë nga Perëndimi, ashtu si para vendimit të perandorit Teodos në fund të shekullit të katërt kur Ilirikumi ishte një provincë e Romës. Me futjen në NATO (dhe për këtë s’duhet të guxojë të mburret kush nga politikanët e vegjël shqiptarë, sepse kjo ndodhi për arsye gjeostrategjike dhe nga vendimi i trembëdhjetëshes së Elitës për ruajtjen e shqiptarëve si racë) Shqipëria u riorientua nga vendet më të zhvilluara, anipse ky orientim ka kostot dhe benefitet e veta. Duke qenë se BE-ja dhe NATO janë skema gjeopolitike të mëdha të Elitës botërore, do të ishte e turpshme që një mjek si Berisha, një piktor bohem si Rama, një kryetare Kuvendi ndoshta me diplomë Shkodre dhe një inxhinier që deri në vitin 1997 pinte fërnet vendi me N.Legisin dhe M.Lakrorin në lokalet rrotull PS-së, ta bëjnë monopol këtë projekt gjigant të planetit dhe ta nxjerrin si alkimistë medaljonin e saj para elektoratit të gjerë ngaqë nuk i kupton shumë mirë këto probleme, duke e paraqitur atë si një ylber shpëtimi, ashtu si u veprua me grekët, italianët, portugezët para 13 vjetësh, kur u krijua monedha e përbashkët euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *