Lobingjet e Berishës me paràtë e popullit

Nga Alfred CAKO
1-Sipas një njoftimi të BallkanWeb thuhej se Qeveria shqiptare “ka miratuar më datë 19.04.2013 shtimin e fondeve në zërin e shpenzimeve korrente të Kryeministrisë, parà që do të përdoren për të financuar kompaninë “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”, që kuron imazhin e shtetit shqiptar në SHBA. Kërkesa për shtimin e buxhetit të Kryeministrisë është bërë nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kërkohet zbatimi i saj nga Ministria e Financave.”
Gjithashtu më tej thuhet se “Me propozimin e ministres së Integrimit, Këshilli i Ministrave vendosi: Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, te zëri ‘shpenzime korrente’, t’i shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh për përballimin e shpenzimeve, për shërbimet e kërkimit në fushën ligjore dhe të lobimit, të cilat do të shërbejnë për forcimin e marrëdhënieve midis institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe atyre të vendeve të tjera, si dhe identifikimin e tërheqjen e financimeve nga agjenci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe agjenci të tjera ndërkombëtare dhe të investimeve në fusha me interes”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Këto fonde do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe hyrja e menjëhershme në fuqi është firmosur nga Kryeministri Sali Berisha”.
Si zakonisht, nëse një lajm sensacional kërkon që të mos trajtohet si i tillë, hidhe hapur, në mes të ditës, dhe gazetarët investigativë e kokulur të medias në Shqipëri, mendojnë se përderisa kjo jepet hapur, s’ka se si të ketë diçka që ja vlen të investigohet.
Së pari duhet parë se sa ka qenë shuma tjetër që Qeveria shqiptare ka dhënë për “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”, kur ju është dhënë dhe përse kjo dorë e fundit jepet nga buxheti i shtetit, në emër të qeverisë së shqiptarëve për dy kompani private amerikane. Gjithashtu po të shihet formulimi i lajmit, kjo le shumë për të dëshiruar ose për të sqaruar se çfarë shërbimi do të sjellë ky shpenzim “në fushën ligjore dhe të lobimit, të cilat do të shërbejnë për forcimin e marrëdhënieve midis institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe atyre të vendeve të tjera, si dhe identifikimin e tërheqjen e financimeve nga agjenci të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe agjenci të tjera ndërkombëtare dhe të investimeve në fusha me interes” apo që të “ kurohet imazhi i shtetit shqiptar në SHBA”, dmth imazhi i z.Berisha si kryetar de facto i tre pushteteve plus pushtetit tw katërt, medias . Këto janë fjali komplet pa kuptim dhe nuk dihet nëse në pagesat e para këto kompani lobimi kanë realizuar objektiva konkrete në dobi të shqiptarëve apo vetëm në dobi të pushtetit të një grupi elitist të PD në Shqipëri? Duket ashiqare se pagesa e Doktorit për këtë grup lobimi gjoja në interes për të ‘kuruar imazhin e shtetit shqiptar në Washington (pra për ti bërë një make up fytyrës së lodhur të qeverisë së Doktorit), është kryer për ti dhënë edhe njëherë licencën për të forcuar kredencialet popullore tw z.Berisha nëpërmjet manovrimeve antidemokratike, të cilit ashtu si në përrallën e Pinokut, realisht po i zgjatet hunda nga gënjeshtrat e pafund.
2-‘ If you want something done in Washington DC, you go to Tony Podesta’ (Në se ju doni të arrini diçka në W-DC, drejtohuni te T.Podesta). Po kush janë “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”, këto dy kompani private lobimi e këshillimi? Podesta Group është themeluar nga dy vëllezërit Tony & John Podesta dhe sipas Legal Times, Podesta është një nga 11 kompanitë më të rëndësishme ligjore në 10 vitet e fundit në SHBA. Sipas New York Times “Klientët e tij shkojnë te Podesta për të skicuar mbështetjen në Shtëpinë e Bardhë”. Podesta Group lobon kryesisht në favor të kompanive të ndryshme ndërkombëtare në fushën e legjislacionit në SHBA, sidomos në fushat e shëndetit publik, shërbimit financiar dhe të teknologjisë. Vëllezërit Podesta rrjedhin nga një familje emigrantësh italianë të Çikagos. Këta italianë janë të dytët që përdoren për ndihmë nga z.Berisha, i cili dihet se më parë ka thirrur për lobim Xh.Traficanten, një ish kongresmen amerikan i futur më pas në telashe me drejtësinë amerikane. Në fakt italianët e Çikagos janë sinonim i Cosa Nostras në SHBA, por sigurisht kjo nuk do të thotë absolutisht se të gjithë italianët në këtë qytet janë të lidhur me botën e krimit dhe te këta mund të bëjnë pjesë edhe vëllezërit Podesta. Fjala ‘podesta’ rrjedh nga latinishtja (potestas- pushtet) dhe përdorej për oficerët e lartë të sigurisë në qytet-shtetet italiane të mesjetës, sidomos në Gjenevë. Dihet se edhe K.Kolombi edhe J.Caboti ishin dy lundërtarë rosikrucianë nga Gjeneva që eksploruan nga të parët SHBA. Në fakt katolikët e SHBA janë të grumbulluar më së shumti pranë Partisë Demokratike dhe këta, sidomos italianët, dihet se së bashku me disa çifutë si Majer Lanski, kanë zotëruar sindikatën e krimit në SHBA. Dihet se OJF-ja më me ndikim në SHBA është CFR (Council on Foreign Relation e cila editon revistën prestigjioze numër një për politikën e Jashtme të SHBA – Foreign Affairs). Brenda këtij organizmi ndikojnë kryesisht tre qarqe: çifutët, katolikët dhe protestantët e urdhrit okult, Skull&Bones të Connecticat-it ku bëjnë pjesë disa familje prestigjioze e me shumë pushtet si Bush, Cheney, Bandy, Lovett, Vanderbild, Taft, Stimson, Rockefeller, Kellogg, Aldrich, Gates, Hurriman etj. Katolikët, ndoshta për herë të parë ndikuan fuqishëm me mandatin e parë të Presidentit Obama nëpërmjet ideve të strategjistit të demokratëve, Z.Brzezinski, Zv.Presidentit J.Biden dhe ish Ministri të Mbrojtjes L.Panetta. Në fakt asnjë president demokrat në SHBA nuk mund të zgjidhet nëse nuk mer mbështetjen e botës së nëndheshme të italianëve. Edhe presidenti J.Kenedi, djali i një ish kontrabandisti dhe ish ambasadori katolik irlandez, fitoi si rezultat i mbështetjes së bosëve të Çikagos dhe kryesisht të familjes kryesore të saj, Xhankana. Sa për ilustrim, Semi Xhankanas i kërkoi ndihmë Xhozef Kenedi, babai i Xhonit, për ta mbështetur së bashku me sindikatën çifute të krimit Purple Gang të M.Lanskit e për ta zgjedhur djalin president, por Xhoni dhe Roberti ju kthyen krahët gjithë CFR-së duke ju shpallur atyre luftë. Xhoja i pati thënë Semit: “Më ndihmo tani Sem dhe do të shohësh se si Çikagoja – falë jush – mund të sundojë në atë dreq Zyre Ovale, nëse do të dëshironit ju. Se ju do të keni veshin e presidentit. Por mua thjesht më duhet kohë… Djali im, presidenti i Shteteve të Bashkuara, do ’ju detyrohet juve për jetën e babait të tij. Ai nuk do t’ju refuzojë kurrë. Për këtë keni fjalën time.”
Dihet se vëllezërit Podesta kanë humbur në shumë raste lobimi të karierës së tyre duke filluar nga lobimi për kandidatët demokratë për president si E.McCarthy, E.Muskie, G.McGovern më 1972, T.Kenedin më 1980, W.Mondale më 1984, M.Dukakis më 1988 dhe me senatorin e Connecticut-it J.Duffy. Në fakt, firmën e tyre të lobimit Podesta e kanë krijuar më 1988, para humbjes së kandidatit demokrat për President të SHBA, M.Dukakis me Xh.Bush plakun dhe më 2001 e quajtën Podesta-Mattoon nga lidhja me republikanin e fuqishëm Daniel Mattoon deri më 2006, kur u ndanë përsëri. Ndërsa Patton Boggs LLP është një kompani që vepron kryesisht në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme (MENA – Middle East&North Africa) ku vepron me katër zyra: Doha, Qatar, Abu Dhabi dhe U.A.E (Emiratet e Bashkuara Arabe) si dhe një zyrë në Riad të Arabisë Saudite.

3- Po të shikohet me kujdes, z.Berisha është një usta i vjetër që i njeh mirë strukturat e fuqisë politike në SHBA dhe ndikimin e saj në politikat evropiane, ballkanike dhe sidomos mbi Shqipërinë, ku ndikimi evropian është më i tërhequr. Ai e njeh mirë fuqinë e CFR që pavarësisht se ka emra shumë publikë të të gjitha fushave brenda 4,700 antarëve të saj si Brian Williams, Fareed Zakaria, Angelina Jolie, Chuck Hagel apo Erin Burnett, mbrapa saj qëndrojnë emra drejtuesish të tillë të fuqishëm, si ish këshilltari për Lindjen e Mesme të Bushit plak, Richard N.Haass, një ish student i universitetit Rhodes të Oxfordit ku ka studiuar edhe B.Klinton.
Pasi mori një mbështetje dhe premtim për tu rikthyer në pushtet nga Bushi plak dhe C.Pawell, të cilët e poqën ish presidentin Berisha në një takim të shkurtër në Vlorë në prag të anarshisë të vitit 1997, pasi thirri si këshilltar të tij kur u rikthye në pushtet më 2005, njeriun e Skull&Bones, T.Ridge dhe i dha tenderin e rrugës së kombit korporatës së antarëve të këtij urdhri- Bechtel Corporation, sot, për të fituar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, z.Berisha përpiqet të lidhet me katolikët e CFR-së nëpërmjet vëllezërve Podesta. Atij i duhet mbështetja e Shtëpisë së Bardhë ashtu siç u desh mbështetja e Rrugës së Elbasanit për të çmontuar kryebashkiakun e salduar në atë post prej mbi një dekadë. Por kjo mbështetje Berishës nuk i duhet për një mandat të tretë, siç ai thotë kinse në publik, pasi ai e di mirë se kjo nuk mund të tolerohet. Jo më kot z.Arvizu deklaroi se Podesta mbron PD, kurse unë mbroj SHBA-në. Pra kjo mbështetje i duhet Doktorit që ai të gëzojë një pension të qetë nëpërmjet një opozite blu sa më të fortë e besnike nga nepotizmi në përzgjedhje. Jo më kot ai bëri një deklaratë besnikërie ndaj ambasadorëve të Tiranës edhe në fjalimin e tij të lamtumirës në çeljen e fushatës, se gjithë kontributi i tij kishte qenë sipas vendimit të Fuqive të Mëdha pas rënies së Perdes së Hekurt që Shqipëria dhe shqiptarët do të futeshin nën ndikimin perëndimor, dhe si një ish komunist, ai u betua se asnjëherë nuk kishte punuar kundër axhendës së tyre. Ai e di mirë se ka lenë shumë vrima mbrapa nga mund të dalë ndonjë lepur i madh, siç ju ndodhi Nastazes nw Rumani, Sanaderit në Kroaci, H.Kolit në Gjermani, etj dhe përpiqet të sjellë në parlament jo një grup njerëzish me mandat të vullnetit popullor, se për popullin ai tashmë as që nuk pyet prej vitesh, por një armatë solide të komanduar me telekomandën e vet. Amaneti i dytë i tij në këtë çelje të fushatës ishte e brendshme, për ndarjen e davasë mes 2-3 mëtonjësve për të qenë suksesorë të tij, kur ai veçoi nominalisht dhe mbuloi me falënderime delfinin e tij, z.Basha.
4- Në shumë pika të marrëdhënieve të tij me SHBA sigurisht që z.Berisha ka vepruar mirë dhe në interes edhe të Shqipërisë dhe në interesin e tij personal, sigurisht. Por përpjekja tani para zgjedhjeve që nëpërmjet italianëve me ndikim në CFR dhe Shtëpinë e Bardhë për fuqizim të opozitës së tij nëpërmjet manipulimeve dhe pasaktësive në zbatimin e Kodit Zgjedhor, që edhe ashtu është shumë i keq, sigurisht që është një veprim prej burracaku dhe mashtruesi që deri në momentin e fundit mendon si të bëjë hile, pasi ai e ndjen se do të jetë shumë i dobët më 23 qershor dhe se megjithëse ai ka bërë së bashku me z.Rama një ligj diskriminues për partitë e reja, ai e ndjen se hileve të tij me popullin mund tu vihet pritë nga forcimi i një partie të re si FRD e cila ka në plan një rregullim institucional dhe balancim të pushteteve në Shqipëri. Sot populli dhe demokracia janë venë më fytyrë nga muri e me duar mbrapa koke, kurse skuadra e pushkatimit e përbërë nga Berisha dhe Rama qëndrojnë me armët e tyre të Kushtetutës të kthyer në shkarravinë dhe me Kodin Zgjedhor si çekiç mbi kokën e çdo partie të re apo të vjetër që kërkon ta çlirojë këtë situatë të tensionuar. Gjithsesi, edhe në këtë situatë pesimiste, në sajë të FRD, njerëzit kanë një alternativë pro. Midis të keqes më të vogël nga binomi PD-PS ata mund të zgjedhin të mirën më të madhe që jep shpresë për ndryshim, FRD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *