Me cilësinë e Sekretarit për Cështjet zgjedhore jam këtu sot për të ndarë shqetesimin e Frymes se re Demokratike me anetaret, simpatizantet e saj si dhe me publikun e gjerë lidhur me tentativat më të fundit të disa lobistëve të dështuar politike për të dezinformuar opinionin publik me pseudo-sondazhe mbi rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013.

Fryma e re Demokratike duke marrë shkas nga sondazhi i dytë i një kompanie Italiane bërë publik nëpërmjet TV ORA NEËS, denoncon publikisht shifrat e publikuara në këtë sondazh për subjektin tonë politik si të pavërteta, tendencioze dhe që synojnë të shtrembërojnë realitetin e vullnetit të zgjedhësve shqiptare.

Duket se pas shumë tentativash të përsëritura, për të manipuluar zgjedhjet, për të eleminuar partitë e reja me anë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke lënë të bllokuar KQZ pa kuorumin e nevojshëm, duke deshtuar sistemet elektronike të zgjedhjeve, duke dubluar listat e zgjedhësve, duke mbledhur kartat e identitetit të administratës, duke hequr njerëz nga puna dhe duke bërë presion edhe nërpërmjet gjobave ndaj biznesit, së fundi kanë gjetur edhe nje mekanizëm të ri, i cili është manipulimi i mendjes dhe vullnetit politik të zgjedhësve shqiptare me anë të dezinformimit publik.

Partia jone i siguron 15 mijë anëtarët e saj në Tiranë, 80 mijë anëtarët e saj në të gjithë vendin, të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit që po shtohen nën frymën tonë cdo ditë se vota dhe vullneti i tyre është i qartë, i dukshëm dhe i garantuar. Askush nuk duhet të guxojë që nëpërmjet psudo-sondazheve të deformojë këtë fluks kaq të madh mbështetje ndaj FRD-së, qoftë dhe nën petkun e kompanive të huaja.

Në si parti nuk dëshirojmë që historia e nënvleftësimit të subjekteve të reja politike, të përsëritet edhe në 2013, duke e konsideruar FRD-në një pike uji në oqean. Ajo cfarë identifikohet lehtësisht nëpërmjet shifrave të anëtarësisë, mbështetjes në publik, analizave shkencore të bazuara në metodika llogjike dhe të kuptueshme është një tjetër realitet, i cili e nxjerr FRD jo vetëm një forcë politike surprizë në keto zgjedhje por dhe me një përgjegjësi të madhe për vendimarrjen e nesërme kuvendore dhe qeverisëse të vendit.

Së fundi i bëjmë thirrje të gjithë politikanave, të rinj dhe të vjetër, analistëve dhe sozive të tyre, cdo kompanie vendase apo të huaj që operon në fushen e sondazheve, që përpara se të marrin në analize peshën e FRD-së në këto zgjedhje të paraqiten në selite tona në ëe gjithë vendin dhe të konsultohen me të dhënat e fundit që ne disponojmë lidhur me situaten faktike të dominances tonë në elektoratin shqiptar.

Cdo përpjekje tjetër për ta parë FRD në një botë virtuale, sipas shijeve politike të njerit apo tjetrit, nuk është gjë tjetër vetëm se shprehje e një paniku të madh që po zë vend me shpejtësi në realitetin e partive të vjetra për shkak se shifrat e tyre reale po tregojnë me kokfortësi se në këto zgjedhje ato nuk janë fituese, madje as me pazare mandatesh midis tyre.

Ervin Karamuço

Sekretar për çështjet zgjedhore në FRD