FRD zhvillon takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore 2015

FRD zhvilloi të mërkurën pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore 2015.

Topi: Bashkëpunimi zgjedhor synon të fitojmë sfidën europiane që ëndërrojmë.

Ky është njoftimi i Zyrës së Medias së FRD-së.

Në sallën e mbushur me mbështetës, simpatizantë dhe përfaqësues të të gjitha strukturave dhedegëve të FRD-së ishin të pranishëm dhe kryetari i FRD-së Bamir Topi, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Oketa, drejtues të tjerë të kësaj force politike si dhe kandidati për kryebashkiak në Tiranë i Aleancës për Shqipërinë Europiane, z.Erjon Veliaj.

Kryetari i FRD-së për Tiranën Andi Seferi që çeli këtë tubim festiv tha ndër të tjera se “për të vazhduar misionin para mbështetësve të FRD-së është e nevojshme jo vetëm marrja e votës por edhe ruajtja e saj si një detyrim madhor”.
“Skuadra e FRD-së”,- vuri në dukje z.Seferi “ka marrë përsipër sfidën që t’ i kthejë shpresën banorëve të Tiranës deri në çdo periferi të saj”.

Në foltoren e sallës së Pallatit të kongreseve u ngjitën për të folur kandidate të FRD-së për në këshillat bashkiakë të Tiranës, Sarandës dhe Durrësit Mirela Bogdani, Hasime Zëra dhe Galinja Gjoni.
Këto zonja theksuan se FRD-së ka patur si synim të zhvillojë një fushatë zgjedhore të thjeshtë, intensive, me përgjegjësi dhe seriozitet dhe nga ana tjetër premtuan se nëse zgjidhen pas 21 qershorit “do të jenë në këshillat bashkiake një zë i fortë në dobi të qytetarëve pavarësisht përkatësive partiake”.

Anëtari i kryesisë së FRD-së Urim Qinami u ndal gjatë fjalës së tij në misionin politik të FRD-së, “ecurinë e saj si një alternativë e re në spektrin politik shqiptar”.
Ai tha më tej se vendimi për të qënë pjesë e koalicionit të ASHE është shëmbull i vazhdimësisë së një politike me tone të ulta por të qëndrueshme, dhe i një politike që nuk na mban peng të së djeshmes dhe të sotmes.

Pjesëmarrësit në tubim i përshëndeti më pas kandidati për kryebashkiak i Tiranës, z.Erjon Veliaj.
Ai e cilësoi FRD një aleat kyç sot për fitoren dhe nesër një aleat të vyer në bashkëqeverisjen e Bashkisë së Tiranës. “Unë,u shpreh z.Veliaj ju shtrij dorën dhe ju hap zemrën për interes të një bashkëpunimi sepse e rëndësishme është t; i shërbejmë qytetarëve sa herë që e kemi në dorë”.

Duke u ndalur në figurën e kryetarit të FRD-së kandidati Erjon Veliaj tha se si president i vendit z. Topi ka treguar dhe ka dhënë shëmbull personal si “i shërbehet njëlloj qytetarëve, si trajtohen drejtësisht forcat politike dhe si mbahet qëndrim publik në interes të kombit”.

Në mbyllje të fjalës së tij z.Veliaj tha se “Fryma e Re Demokratike i sjell Aleancës për Shqipërinë Europiane, cilësinë e shijes së mirë të qytetarisë”.

Në fund pjesëmrësve në takim ju drejtua me një fjalim përshëndetës Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi i cili nga foltorja bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime sepse sipas tij kjo forcë politike është e motivuar për garën e radhës, si një sfidë për FRD-në dhe për të ardhmen e qyteteve shqiptare.

“Në 21 qershor theksoi ai është momenti jo vetëm të votojmë por edhe të dimë të orjentohemi”.
Duke u ndalur në rrugën e vështirë e thuajse të pamundur të integrimit europian z.Topi tha se “në këtë çerek shekulli Europa mbeti për shqiptarët një vegim, ndaj FRD me qëndrimet e saj politike përpiqet të japë ndihmë për të realizuar objektivin madhor të një Shqipërie Europiane”.

“E kemi aspiratë Europën por ajo nuk i hap dyert nëse ne, nuk i realizojmë standartet . Detyrim është dhe cilësia e qyteteve tona ndaj unë besoj se njerëzit profesionistë dhe me vizion, njerëzit që e duan dhe e respektojnë ligjin do të ndryshojnë rrënjësisht Tiranën tone ” u shpreh kryetari i FRD-së.
Ai shprehu besimin e madh se forca politike që drejton do të ketë për herë të parë përfaqsuesit e saj në këshillat bashkiakë dhe me këtë rast kryetari Topi i uroi kandidatëve një sukses të merituar për të qënë kontribues cilësorë në kuvendet vendore të bashkive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *