Kryetari i FRD-së, Prof.Dr.Bamir Topi, votoi në shkollën “Servete Maçi”

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi së bashku me familjen, votoi sot në një nga qëndrat e votimit të ngritura në shkollën 9- vjeçare “Servete Maçi” në kryeqytet.

Ky është njoftimi i Zyrës së Medias së FRD-së.

Përpara kamerave mediatike, pasi hodhi votën në kutinë e votimit z.Topi ftoi qytetarët të vlerësojnë sic e meriton ditën e votimeve për zgjedhjen e përfaqësuesve të qeverisjes vendore në përputhje me hartën e re territoriale: “Askush pavarësisht ku jeton, pavarësisht nga zhgënjimet e jetës nuk duhet të mendojë se vota e tij nuk vlen. Vota e gjithësecilit vlen edhe në momente zhgënjimi. Kështu që sot unë i bëj thirrje çdo njeriu të votojë me qetësi. Ne i bëjmë thirrje përherë qytetarëve, por nuk duhet të harrojmë t’i bëjmë thirrje edhe komisionerëve që kanë përgjegjësi për proçesin të kontribuojnë për t’i dhënë vendit stabilitet, qetësi dhe integritet sepse në fund të fundit zgjedhjet për pushtetin vendor kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti me interesat e qytetarëve” deklaroi kryetari i Frymës së Re Demokratike Prof. Dr. Bamir Topi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *