Forumi Rinor i FRD-së merr pjesë ne seminarin e organizuar nga fondacioni “Së Bashku”

Aktiviteti i radhës organizuar nga fondacioni “SË BASHKU” dhe FRESH me pjesmarrjen e Forumeve Rinore Politike si, Forumi Rinor i FRD-së, FRESH,LRI, Forumi Rinor i PDIU-se,(Klubi Patrioteve të Rinj), ka zhvilluar një seminar mbi sensibilizmin e shoqërisë civile, mbi aksesueshmërinë dhe përshtatshmërinë e ambjenteve ku jetojmë dhe lehtësirat apo kushtet që duhet të plotësohen si në rrugë ashtu dhe në ndërtesat ku jetojmë, apo kryhen shërbime si per gjithë shoqërinë ashtu dhe për PAK (Përsona me aftësi të kufizuara).si rampa,sinjalistika e duhur në semaforë,trotuaret ku ecin,vendi parkimit e me rradhë.
Një seminar mjaft i vyer i cili do të pasohet dhe nga tre të tjerë për ndërgjegjësimin e shoqërisë civile si dhe atë të klasës politike,për të kuptuar domosdoshmërine e ndërhyrjes në mënyrë imediate për krijimin e kushteve dhe lehtësirave në pjesën urbane dhe arkitekturore të qytetit në ndihmë te ketij komuniteti që është pjesë e shoqërisë tonë,shoqëri e cila ka nevojë për mbështetjen dhe vëmendjen e të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *