FRD mbledh Asamblenë Kombëtare

Topi: Në koalicion për administrimin e fitores në pushtetin vendor.
Topi: FRD parti me premisa, keqardhje për gjendjen ku ndodhet e djathta.

Ky është njoftimi i Zyrës së Medias i FRD-së.

Të enjten paradite në mjediset e Hotelit “Tirana Internacional”, Fryma e Re Demokratike mblodhi Asamblenë Kombëtare dhe në qëndër të saj ishin zgjedhjet vendore 2015.

Kryetari Topi, zotërinjtë Gjergji, Oketa dhe Shehu falenderuan thellësisht të gjitha strukturat e partisë për impenjimin serioz dhe shumë të sinqertë, për kontributin e cmuar në rezultatet e FRD-së në zgjedhje.
Ata uruan këshilltarët e sapozgjedhur të FRD-së duke shprehur besimin se do të përfaqsojnë denjësisht këtë forcë politike ne këshillat bashkike me përmbushjen e të gjitha detyrimeve që u shplosën gjatë fushatës.

Një falenderim të posaçëm ata shprehën ndaj forumit rinor të FRD-së për angazhimin e plotë gjatë fushatës e ditës së votimeve.
Kryetari i Asamblesë z. Sami Gjergji duke hapur takimin e forumit të lartë të partisë tha ndër të tjera se “këto janë arritje të përbashkëta të ndikuara pozitivisht edhe nga koalicioni fitues, përjashtuar ndonjë disa difekte në procesin e administrimit të votimit dhe vecanërisht të numërimit të votave në disa bashki për të cilat janë bërë ankimimet përkatëse”.
”Nuk është normale”,- theksoi z.Gjergji “që votat të mos numërohen saktësisht dhe që rezultati të zgjatet me ditë të tëra duke i lënë shteg manipulimeve dhe pazareve të pista”.

Sekretari i Përgjithshëm z. Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij uroi edhe 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe theksoi se përfaqësuesit e FRD-së në këshillat bashkiake do të mbështesin cdo projekt që shkon në dobi tëqytetarëve.
Duke u ndalur në procesin zgjedhor ai vuri në dukje se “standarti shqiptar e vlerëson 21 qershorin si ditë zgjedhjesh ndërsa standarti europian si ditë zgjidhjeje”.
Këtë përkufizim Oketa e shpjegoi me faktin se zgjatja e numërimit të votave dhe certifikimit të zgjedhjeve lënë shumë për të dëshiruar ndaj kontributi i FRD-së për të ndryshuar kodin zgjedhor do të jetëi qënësishëm.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm kërkoi nga ndërkombëtarët të jenë më të qartë në vlerësimet e tyre për procesin zgjedhor ndërsa deklaroi se FRD mori votat më të sinqerta që një parti politike mund t’i sigurojë.
Sekretari Organizativ Sali Shehu falenderoi gjatë mbledhjes të gjithë ata që kontribuan por vecanërisht ata që punuan në kushtet e pamundësisë.
“Arma” jonë e vetme dhe më e mira, tha ai, – është komunikimi”.
Shehu i kërkoi strukturave të FRD-së në të gjitha qarqet të nisin punën për të bërë analiza të thella dhe për t’i dhënë kësaj force politike, vendin që meriton në spektrin politik shqiptar.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, falenderoi përzëmërsisht të gjithë ata qëi besuan FRD-së dhe votuan për të.
Ai deklaroi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare se bashkimi me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor, por FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.
“Jemi në këtë koalicion për administrimin e fitores. Çdo gjë ka kohën e vet, koha ndërkohë punon për ne dhe do të jenë të shumtë ata qëdo të na kuptojnë në të ardhmen”,- tha z.Topi.
Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, kryetari Topi u shpreh i kënaqur: “Ruajtëm stabilitetin e vitit 2013 dhe patëm rritje”.
Ndërkaq ai sugjeroi që muaji shtator të jetë një muaj ku duhet të fillojë një riorganizim që i takon cdo dege.
“Ju takon juve dhe aspak kryesisë së madhe të FRD. Atë që ne kemi ndërprerë për shkak të zgjedhjeve, duhet të vazhdojë zgjedhja e strukturave sipas parimit një anëtar një votë.
Kemi nevojë për njerëz që janë të sinqertë në parimet e tyre, që nuk mund të kene mundësi ekonomike, por kanë angazhim qytetar.
Ne jemi parti e parimeve të hapura, i duam të gjithë, të kontribuojnë të gjithë, me bindjen që zgjedhjet e 2017 të jenë sot. Ne kemi premisa shumë të forta” ,- tha ai.

Ish presidenti Topi kritikoi edhe PD, duke shprehur keqardhje për situatën ku ndodhet e djathta shqiptare dhe ndërkohë i bëri thirrje të gjithë demokratëvë, që t’i bashkohen FRD.
“ Nuk mund të ri pa shprehur keqardhje ku ndodhet e djathta shqiptare. E themi me zë të lartë..i them të gjithë qytetarëve që qendra e djathtë nuk mund të precipitojë në interesat e 3-4 vetave, apo të një personi që e ka mbajtur 24 vjet dhe ta mbajë akoma.
FRD është një parti e strukturuar. Kjo është një parti e së ardhmes, rregullat demokratike janë të plota. Të nderuar demokratë kudo që jeni afrohuni tek kjo parti, sepse këtu janë vlerat e të djathtës”- deklaroi kryetari Topi.
Më tej ai tha se këto ishin zgjedhjet e dyta për FRD-në dhe tashmë kjo forcë politike është një partie e vërtetë dhe për këtë është shumë i lumtur.
“Një parti politike që nuk qëndron në tregun politik përfundon në memorien e pushtetit. FRD lindi si një parti dinjitoze, e vazhdoi rrugën shumë seriozisht.
Në këto zgjedhje ne ruajtëm standardin e zgjedhjeve të 2013, por patëm edhe një rritje. Ne i paraprimë kësaj vendimmarrje dhe kemi qenë pjesë e një ndarje të re territoriale sepse kjo nuk ka lidhje me interesin e një partie. Kush ecën me parime është i destinuar të fitojë! Ne sot ndihemi një parti e vërtetë politike, sepse vijmë nga një garë e dytë politike, me një frymë të jashtëzakonshme pozitive.

Gjatë rrugës për FRD-në nuk kanë munguar ofertat për ta devijuar këtë krijesë, këtë frymë të re. Sot jam i lumtur, por jo i ekzaltuar sepse edhe lumturia është me shkallë.
Rezultati në këto zgjedhje është rezultati i të gjithëve.
Ne do ishim të lumtur që pranë partisë tonë të afroheshin sa më shumë njerëz të biznesit, por ne nuk e ndajmë partinë, nuk i ndajmë njerëzit.
Çdo parti organizohet në mënyrën e vet dhe ne kemi premisa shumë të forta. Themeli jonë politik është çështja e institucioneve.
Një shtet demokratik e ka bazamentin e vet tek dita e zgjedhjeve”, – tha Topi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *