Deklaratë për mediat e Kryetarit të FRD-së, Prof. Dr. Bamir Topi

Fjala e kryetarit të FRD-së në konferencën për shtyp.
“Jam këtu përpara jush per të paraqitur qëndrimin e FRD-së si dhe timin personal për një cështje thelbësore që është kushtetuta e Shqipërisë ndërsa gjëndemi në kulmin e një debate politik për problemet zgjedhore.
FRD është e detyruar të deklarojë me forcë se jo gjithcka po shkon në drejtimin e duhur për të prodhuar stabilitet politik, ekonomik , qëndrueshërinë e institucioneve dhe gjithëcka qëlidhet me fatet e vendit.

Po kalojnë 8 vite nga prilli i vitit 2008, kur brenda një nate sikurse e mbani mend, ndryshoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë me një vullnet të deformuar mbi bazën e bisedave klandestine, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm demokracisë në Shqipëri.
Përgëzoj zërat që i referohen asaj date për efektet negative që pati ai ndryshim i befasishëm, në interes vetëm të dy individëve siç e kam thënë gjithmonë, por e rëndësishmja që ne konstatojmë, është se ka pak përgjegjshmëri për të bërë një “mea culpa” publike për atë që ndodhi.
Vitet ikin dhe sot jemi në pragun e nevojës për reforma të rëndësishme në Shqipëri.

FRD kërkon që domosdoshmërisht të ketë nevojë përndryshime të Kushtetutës duke i mare proceset e rëndësishme në mënyrë paralele, që do të thotë për të diskutuar mbi bazën e një konsensusi të gjërë , dhe jo mbi bazën e bisedave apo vullneteve okulte të dy,tre individëve.
FRD është për një proces gjithë përfshirës ,mbi bazën e të cilës ngrihen institucionet, funksionon qeverisja mire dhe ecën demokracia.
Paralelisht duhet të kryhet edh reforma në drejtësi e cila do të merrte kuptimin e vërtetë nëse do të vendosej drejtësi edhe në kushtetutën e vendit ,drejtësi që nga momenti I ditës së zgjedhjeve .
Përsa I përket cëshjtes së dekriminalizimit FRD e ka dhënë modelin e saj.

Ajo në të gjitha listat që u hartuan e u miratuan kishte përfshirë kandidate të merituar por nuk më rezulton që kjo të ketë ndodhur në partitë e tjera dhe kjo manifestohet me cilësinë e parlamentit.
Dëshiroj të jap notat e mia kritike për mjedisin parlamentar në Shqipëri.

Aty ku duhet të bëhet debat politik dhe jemi të detyruar të theksojmë që jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Nuk e kam fjalën për sloganin e së majtës por për drejtimin e duhur që duhet të ketë shteti shqiptar.

Jemi skeptikë që ky parlament do arrijë të përmbushë detyrën themelore. Kemi qenë të rezervuar për të mos dale në atë pozicion që ju po flisni për parlament kur nuk jeni aty. Ne s’jemi sepse nuk ka funksionuar kodi i zgjedhjeve.

Një gen i deformuar në qelizë jep një mostër. Ky parlament sot për Shqipërinë përbën një mostër. Debat i paqenë. Diskutohet për gjëra të jashtëzakonshme, ditën tjetër harrohen, diskutohet për vjedhjen e qindra milionëve, harrohen nesër.

Unë uroj që shoqëria shqiptare të mos ketë humbur forcën reaguese. Vendi ka probleme të mëdha ,nuk ka stabilitet. Nga njëra pale bëhet thirrje për destabilizim dhe nga pala tjetër veprime propagandistike ndërsa ekonomia e vendit po shkon në zgrip.
Politika është një treg, konkurencë e lirë, por jo monol i dy njerëzve. Të jeni të sigurtë se nëse kjo ndodh gjithçka do jetë e diktuar nga emocionet e dy personave.
Por bipolarizmi ka dështuar në Shqipëri. Jo gjithçka duhet ta lëmë në dorë të dy individëve, ky do ishte kapitullim.
Ndaj sot I bej thirrje politikës për një proces gjithëpërfshirës; Jo veto, por konsultime transparente.

Nesë dy individë do të orjentonin diskutimet atje ku duan interesat e tyre, atëhere I bëj thirrje të gjitha partive të tjera të organizohen e të projektohen qartë në përputhje me interesat e qytetarëve e të publikut, kundër alternimeve deformuese.
Vendi përjeton institucione të sëmura, sejcili sheh pushtetin e karriges së tij, riciklohen në mënyrë të cuditëshme nga kriminelë bëhen engjëj dhe duket sikur ka një pajtim në heshtje me ato që po ndodhin në këtë vend.
Nuk mund të shkohet në zgjedhje pa marrë sejcila force politke hakun e vet, FRD është qartazi për një ligj zgjedhor ku në esence të jetë korrektimi kombëtar ku cdo votë e dhënë të shkojë atje ku duhet,por gjithësesi ky subjekt politik nuk është pjesë e vendimmarrjes por kërkon që për kodin zgjedhor të marrin pjesë në diskutime të gjitha subjektet politike dhe jo vetëm ato parlamentare në mënyrë që nesër parlamenti të jetë ai I burravedhe grave të moralshëm dhe profesionistë.
Pas këtyre thirrjeve vlerësoj se të gjithë duhet të jenë kurajozë sepse vendi po shkon drejt nuancave diktatoriale, tek e fundit më të rëndësishme janë siguria publike dhe ekonomia personale e cdo shqiptari.
Vetëm kështu kemi hedhur hap të sigurt për të ardhmen europiane të vendit.
Uroj që politika të mos jetë arrogantedhe ta marrë në konsideratë këtë mesazh të Frymës se Re Demokratike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *