FRD mblodhi Asamblenë Kombëtare

Bamir Topi: 2015-ta, kaos politik domosdoshmëri reforma në drejtësi

Ndiqni më poshtë Njoftimin e Zyrës së Medias të FRD-së.

Të hënën paradite në mjediset e Hotel Tirana Internacional ,Fryma e Re Demokratike mblodhi asamblenë Kombëtare. Veprimtaria e fundit për vitin 2015 mbarti edhe urimet e fund-vitit për të gjithëshqiptarët e në vecanti për mbështetësit e simpatizantët e FRD-se si dhe përfaqsuesit e kësaj force politike në të gjithëvendin.

Kryetari i Asamblesë Sami Gjergji hapi mbledhjen duke theksuar se gjatë 2015-tës , viti i zgjedhjeve vendore, FRD arriti të ketë përfaqsuesit e saj në këshillat bashkiakë të cilët po e kryejnë detyrën në mbështetje të programit e platforms së partisë që përfaqsojnë. Janari tha z.Gjergji do të nisë me angazhime të reja për implementimin e marrëveshjes me PS-në.

Sekretari i përgjithshëm i FRD-së GazmendOketa duke uruar festa të gëzuara bëri dhe një bilanc të vitit që po mbyllim.
Ai nënvizoi se gjatë 6-mujorit të pare situate politike u dominua nga atmosfera zgjedhore dhe në qershorvotat e FRD-së u kthyen në mandate këshilltarësh. Ndërsa mbas zgjedhjeve vendore debate politik, u shpreh z.Oketa ka mbetur peng I dekriminalizimit dhe luftës kundër korrupsionit por nuk po shohimrezultatepozitive.
Ne parlament, vecoi ai mungojnë zërat e arsyeshëm, pjesë e të cilëve është dhe FRD.

Sekretari I përgjithshëm Gazmend Oketa i uroivit të mbarë grupimit politik të FRD-së.
Ndërkaq kryetari i FRD-së Bamir Topi gjatë fjalës së tij tha se në atmosferën festive të fundvitit gjithëcka duhet të shkojë në balancën e duhur ndersa shtoi se sejcili anëtar i asamblesë ka qenë në lartësinë e duhur nderkohë që pohoi edhe ndjesinë e pasivitetit të detyruar pas zgjedhjeve vendore.

Kanë kaluar shumë muaj nga zgjedhjet dhe FRD do të presë edhe gjatë muajit janar por përtej muajit të pare të ,vjen muaji shkurt dhe FRD do të veprojë shkurt –u shreh kryetari Topi.

“Gjatë këtij viti kemi qenë më shumë vrojtues të kësaj politike, ose këtij shoe politik, sepse ka kohë që politikë nuk bëhet në Shqipëri. Absolutisht. Kemi shoe politik, sofistikim të politikës nga aktorë të politikës. Dikujt i vjen kjo mënyrë sjellje nga retrospektiva e sjelljes së tijpolitike, dikujt sepse kështu duhet ta luajë lojën politike, dikush nga halli për të ruajtur stabilitetin politik. Kaos politik. Shqipëria po kalon një situate të një kaosi politik. Dikush thotë politika po ecën normalisht, dikush thotë se ka qenë si në të gjithavitet e tranzicionit”, u shpreh z.Topi.
Kryetari I FRD-së foli edhe për rrugëtimin gati 5 vjecar të FRD-së duke thënë: “Ne 2013 hymë të vetëm në zgjedhje, ishin zgjedhje politike. Arsyeja themelore sepse FRD kishte nevojë të krijonte identitetin e vet politik për t’u perceptuar si të tillë nga njerëzit. Në 2015 ne dhamë arsye të forta pse u futëm në koalicion. Nuk ka ndryshuar asgjë, jemi siç ishim. Votat në Shqipëri vidhen e tjetërsohen. Votat e FRD¬-së shkuan në drejtim tjetër.Shqipëria ka nevojë të hedhë vështrimin shumë vite më para”, deklaroi Topi. Flasin për dekriminalizimin¬ tha kryetari Topi ¬por kush i bën listat e deputetëve në Shqipëri, kryetarët¬ vijoi ai. “Ky vit ka qenë vit i kaosit politik. Kemi pare dyfytyrësi të politikanëve, edhe e duan edhe s’e duan reformën në drejtësi.

FRD ka qenë e qartë për domosdoshmërinë e reformës nëdrejtësi. Kemi inkurajuar bërjen e një reformë rrënjësore në drejtësi. Reformë që kap linjën politike dhe juridike. Pa një reformë rrënjësore do ishte shumë e vështirë që gjërat të shkojnë mbarë në Shqipëri. Por këtë e kanë në dorë politikanët”, tha kryetari I FRD-së Bamir Topi. Në fund të fjalës së tij kryetari Topi uroi shumë suksese gjatëvitit të ri politik ndërsa uroi shëndet dhe mbarësi për të gjithë familjet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *