Cili do të jetë kompromisi mbi Sistemin?

Nga Alfred Cako

Ka një deklaratë nga media se në fillim të javës tjetër do realizohet një takim i paralajmëruar prej disa ditësh midis dy politikanëve kryesorë në vend, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, me kërkesën e kreut të maxhorancës, z.Rama. Formalisht është deklaruar se arsyeja e takimit do të jetë Reforma në Drejtësi, e cila duket se është tema kryesore e shfaqur nga maxhoranca në këto muajt e fundit, ndërsa opozita ka artikuluar nëpërmjet zërave të saj kryesorë se kjo Reformë specifike nuk është në axhendën urgjente të opozitës dhe as para axhendës së rregullimit të Kodit Zgjedhor. Për sa më sipër, është krijuar një opinion se pjesa kryesore e maxhorancës, PS, është në sinkron me kërkesën e faktorit ndërkombëtar për një Reformë të thellë të pushtetit të Tretë, Drejtësisë, pasi kjo kërkesë është edhe një kusht sine qua non i faktorit të integruar perëndimor në Tiranë, për të avancuar shanset e integrimit të vendit tonë përgjatë proceseve të përcaktuara nga Brukseli. Në krahun tjetër, opinioni i përgjithshëm në lidhje me qëndrimin e PD dhe aksionerit de facto të saj, ish kryetarit S.Berisha, është se kjo forcë nuk e dëshiron Reformën e ndërkombëtarëve, duke pretenduas se ajo i shërben ambicieve të kreut të maxhorancës, z.Rama dhe grupit të tij të vogël për të kapur sistemin e drejtësisë në favor të forcimit të kredencialeve të tyre kundrejt kundërshtarëve politikë. Edhe pse palët pretenduan t’I referoheshin një arbitri kopetent ndërkombëtar, si Komisioni i Venecias, edhe ky varjant tashmë është rëzuar. Meqenëse Reforma kërkon edhe ndërhyrje në Ligjin Themeltar të Shtetit, është i nevojshëm konsensusi mes palëve kryesore. Por z.Berisha duket se nuk e lejon PD t’a japë këtë consensus, duke dalë kësisoj hapur kundër interesave të shumicës së shqiptarëve për avancimin e procedurave për nënshkrimin me Brukselin. Këtë e shfrytëzon në formë alibie lideri tjetër i rëndësishëm, I.Meta dhe partia e Kryetarit të Kuvendit, LSI, duke u shprehur formalish dakord me Reformën e ndërkombëtarëve mbi sistemin e drejtësisë, por duke kërkuar me patos konsensusin e opozitës, duke ja lënë në këtë mënyrë në derë topin administratorit të PD, L.Bashës, i cili nuk hedh dot as edhe një hap pa lejen e Doktorit. Pasi bënë shumë akrobacira në lidhje me pranimin e draftit me korrigjimet e Venecies, mbreti doli lakuriq dhe nxorri tezën se selia blu nuk e ka në axhendë Reformën në Drejtësi duke sjellë një draft komplet ndryshe nga ai i Venecias me pretekstin se mbronin moskapjen e Pushtetit të Tretë, por në fakt, halli i tyre është mbajtja e aksioneve të politikës dhe pamundësia e venies së drejtësisë për të gjitha aferat e këtyre 25 vjetëve, gjë të cilën duket se e dëshiron si shembull Brukseli, Londra dhe Ëashingtoni. Këto procese janë realizuar më me lehtësi nga ndërkombëtarët në vende të tjera të Ballkanit ku rezistenca e politikanëve të vjetër ka qenë më e dobët përpara ndikimit të shoqërisë që ka pasur preokupacionin e përfitimeve të qytetarëve nga integrimi në BE… (Të plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Fryma e RE)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *