A ka deputetë të opozitës që nuk vihen në rresht?!

Nga Alfred CAKO

Ka dy vjet që palët politike, kush më shumë e kush më pak, duket se kanë frikë nga dy prej Reformave më të rëndësishme në vend: Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore. Të dyja këto Reforma do forcojnë shtetin e së drejtës dhe do lehtësojnë evropianizimin e vendit tonë. Të dyja kanë ngecur dhe Kuvendi është kthyer në një institucion thuajse parazitar. Reforma e parë na afron me Evropën ndërsa e dyta, nëpërmjet forcimit të demokracisë reale, na afron përsëri, edhe më shumë, me Evropën.
Le të flasim këtu për të parën. Reforma në Drejtësi nuk dëshirohet prej politikanëve të vjetër nga frika e hetimit të së shkuarës së tyre. Nga disa prej politikanëve të sotëm ajo nuk dëshirohet prej frikës së hetimit të së ardhmes së tyre. Por të parët kanë dalë hapur kunder saj dhe, sigurisht, shkëlqen me rezistencën e tij grupi i deputetëve rreth e rrotull Sali Berishës: ish ministra dhe pushtetarë në qeverinë e tij të cilët kështu ruajnë veten dhe tregojnë një zell mafiozi duke qenë konformistë me të keqen, për të mos lejuar që vendi të thellojë proceset e veta integruese në BE, ku shqiptarët kanë aspiruar qysh më 8 dhjetor 1990 kur studentët buçitën të parët me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Në ballë të tyre u vu PD dhe S.Berisha. Sot kjo parti dhe ky individ janë përsëri në krye, por në drejtim të kundërt, nga Putini.
Sali Berisha & Co e di mirë se vlerat e qeverisjes evropiane nuk janë të të njëjtit standart me ato që te paret kanë prezantuar këto 25 vjet në qeverisjen e vendit. Këto standarte duhen përafruar nga vlerat dhe tendencat. Ky grup i PD nuk do t’ja dijë se vendi po hyn nga faza e shtetit ligjor në fazën e shtetit të së drejtës, nga faza kur ligjet janë shkruar si në perëndim por nuk janë zbatuar, në fazën e zbatimit të tyre praktik. Futja e Shqipërisë me hapat e saj te fundit drejt portës së Brukselit duket se është nje arrirje e dyfishtë pasi kjo qëllon edhe me fundin e tranzicionit të institucioneve dhe ekonomisë së vendit. Megjithëse lidershipi real i PD e di se qëndrimi i tijj është kundër qëllimeve të shoqërisë shqiptare, që e ka pritur këtë moment orientimi e aleance përgjatë historisë për rreth 1,500 vjet, përsëri grupi reaksionar i S.Berishës vazhdon ta mbajë peng me cinizem vendimmarrjen antiperendimore te PD dhe këmbëngul hapur me ‘vendet e rezervuara’ te saj për të mos lëshuar avantazhet 25 vjecare mafioze, me qëllim që të kontrollojë perseri pushtetin e tretë të drejtësisë, për të vazhduar qe t’a mbajë atë nën frerët e politikës dhe për t’a kyçur të keqen brenda matrioshkës së vjetër.

Këto ditë duket se ka ardhur ora e provës per te gjirha palet ne Kuvend, për t’a kaluar në votim draftin e sjellë nga ndërkombëtarët për Reformën, të cilën nuk mund t’a realizonte në cilësi të lartë politika shqiptare e vetme per mungese vullneti. Ndërsa maxhoranca ngjyrë lila duket më e prirur për ta votuar Reformën, ajo rozë dhe opozita berishjane po i vendosin asaj me fshehtësi ose hapur shkopinj në rrota. Synohet të mbyllen punimet e Kuvendit pa e votuar Reformen dhe ka zjarritje për të parë se kush do fitojë në vjeshtë nga kandidatët e Shtëpisë së Bardhë me synimin për ta mbyllur fundin e legjislaturës pa kaluar ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Ndoshta nje administrate republikane mund te kete axhende te ndryshme nga kjo ‘sorosjania’. Ka gjasa qe ky eshte nje gabim llogjik. Nëse edhe muajin tjetër Kuvendi nuk e kalon Reformën, atëhere vendit mund t’i vihet një vijë e kuqe dhe të bllokohet zhvillimi i tij për “t’i kthjelluar” shqiptarët në votimet e ardhshme për në Kuvend e për të krijuar mundësitë që një maxhorancë tjetër e nevojshme të arrihet për të realizuar Reformën. Egziston një fjalë e respektuar nga vendimmarrsit realë në perëndim që thotë se ‘Të gjitha hopet cilësore kanë ardhur prej kaosit’. Dihet se Shqipëria ka duqe lehtësisht të komandueshme sipas një plani paraprak, si për mirë ashtu edhe për keq. Në rastin e keq, shqiptarët do të paguanin shtrenjte si haraç për stanjacionin ose regresin e tyre, prej kokfortësisë të S.Berishës e grupit të tij. Pra grupi i Sali Berishës është kthyer në një grup antipopullor. Sepse duket që kryetari de jure i PD, z. L.Basha është thjesht një marionetë e këtij grupi, pa fuqi reale vendimmarëse, një frontman i bindur i këtij grupi. Madje kjo është edhe arsyeja se përse grupi i z.Berisha e mbështeti këtë kandidaturë përballë asaj të të ndjerit S.Olldashi i cili mund t’i kishte dhënë tjetër orientim qëndrimit të PD në lidhje me Reformën në Drejtësi, nëse do të ishte vendosur në krye të punëve të saj. Po deputetët e tjerë me integritet moral a simpati për kandidaturën e të ndjerit Olldashi a do të ndjekin instiktin e tyre si deputetë të pavarur e në sinkron me interesat madhore të shoqërisë e të vendit tonë për t’u integruar në Bruksel, Paris, Berlin e Londër apo do të ndjekin interesat e grupit të Berishës që çojnë ujë tek përroi i Putinit? A kanë ata fuqi të reagojnë jashtë familjaritetit të ngushtë e të sëmurë antishqiptar të opozitës në lidhje me Reformën në Drejtësi? Kjo pyetje shtrohet sidomos për ata deputetë që përfaqësojnë në opozitë parti të tjera më të vogla nga ajo e PD.

Ka pasur disa synime për të kaluar ligjin nga ana formale. Pengesat blu kanë filluar qysh në Kuvend që të mos lejohet futja në kalendar nga Konferenca e Kryetarëve në seancë plenare për t’u votuar drafti përfundimtar jo konsensual i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Pengesa e dytë e synuar nga grupi i Berishës është mos arritja e numrit prej 94 votash që kërkojnë ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet bojkotit të séancës në bllok ‘opozitar’. Atëhere si do të veprohet më tej? Disa lidera evropianë, madje në kundërshtim me tendencën e dy ambasadorëve kryesorë misionarë për Reformën, Lu dhe Vllahutin, kanë hedhur idenë e kalimit vetëm me Konsensus dhe “jo me vota të transferuara”. Është pak e çuditshme kjo kur dihet se vota është personale dhe secili voton në Kuvend sipas interesave e koshiencës së vet në lidhje me çështje të përcaktuara. Duket se ky deklarim i lideshipit të Brukselit nuk shkon konform ecurisë normale të procedurave dhe votimit. Kuvendi nuk është ushtri ku palët hyjnë njehere e mire e nuk dalin nga dy llogoret përkarshi. Po të ishte kështu, Kuvendi ndërtohej vetëm me nga një përfaqsues të partive fituese të cilët mund te votonin për të gjithë të tjerët.

Nëse drafti nuk kalon në Kuvend, atëhere a kanë burrëri palët që të pranojnë që të ketë një Referendum, pas kësaj, me një pyetje të thjeshtë? A pranojnë ata t’ja lenë zgjidhjen sovranit? Apo mendojnë se do t’a mbajnë gjatë shoqërinë e vendin e tyre përngahera peng?! A e kuptojnë këta reaksionarë të zhvillimit se e kanë betejën me historinë e ardhshme të humbur? A e kuptojnë bllokuesit e Reformës se Perëndimi është investuar shumë në këtë rajon dhe nuk tërhiqet mbrapa për këtë çështje prej një grupi rebelësh antievropianë? A e kuptojnë ata se koha e bllokimit shkon jo vetëm kundër shqiptarëve por edhe kundër tyre? A e kuptojnë ata se edhe vetë presidentët e SHBA që kanë shkuar kundër interesave të përparimit kanë përfunduar me dështim? S’u mjaftojnë shembujt e tyre, të Miloshevicit, Tuxhmanit, Gligorovit, Kadafit, Moros, Buto-ve, Huseinit, Al Asadit, Kastros e dhjetra donkishotëve të tjerëve që kanë dashur të pengojnë rrotën e historisë? Madje kundër projektit evropian, që synohet qysh nga Koncerti i Vjenës më 1819, kanë qenë edhe dinastitë e vjetra të Evropës. Sot ato i përkasin historisë sepse nuk e kuptuan marshin e saj hyjnor. Elita moderne financiare erdhi me nje axhende integrimi te fshehte, por me nje kontrate me perparimtare me popujt, ndaj ajo i ka bere ata aleate kunder pakicave antieuropianiste gjate ketyre 200 vjeteve. Ku janë sot burbonët, romanovët, habsburgët, hohencolerët, Porta Osmane qe gjemuan per shekuj me rradhe ne uverturen moderne te historise?! Të gjithë prehen në varrezat e analeve te saj si antievropianë, me një çmim të lartë per pasardhesit e tyre fatkeqe. BE është një projekt i madh ndërkombëtar dhe Shqipëria e Ballkani është projektuar me cilësi të ndryshme brenda tij, madje edhe me aprovimin e Rusisë. Edhe E.Hoxha, kur u akuzua nga Hrushovi se u shit për 30 aspra, ne fakt u refuzua të afrohej nga Franca pas Mbledhjes së Bukureshtit me 1960, sepse të fuqishmit funksionojnë me marrëveshje mes tyre dhe nuk ndikohen nga liderat e vegjël rajonalë. Perendimi nuk mund ta pranonte Shqiperine e E.Hoxhes pasi ndryshimet behen me gjak ose para. Sigurisht që brenda projektit të Brukselit humbet edhe sovraniteti i fortë kombëtar në funksion të shtetit te se drejtes e një prosperiteti e sigurie më të lartë nga kjo e tranzicionit qe kaurdisen elitat e brendshme amatore. Përrallat që na thuhen nga rapsodet e SHQUP-it për kapjen e sistemit nga maxhoranca e sotme dhe Rama nuk i ha njeri pasi procesin po e drejtojnë dhe orientojnë ndërkombëtarët. Rama është një marionetë e vogël e përkohshme e këtij Procesi të Madh dhe ai nuk mundet dot t’a instrumentalizojë atë. Ai thjesht e ka kuptuar se procesi evropianizues i vendit nuk mund te ndalet nga asnje Don Kishot dhe nuk pranon te behet rrufepritese e asnje beme te se shkuares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *