RRETH NESH

FRD WebCover Rrugëtimi i Partisë Fryma e Re Demokratike

Viti 2012

-30 Prill grupi nismëtar prezantoi në Tiranë partinë : “Fryma e Re Demokratike”.Oketa: FRD synon një Shqipëri të begatë me dinjitet në familjen e kombeve të bashkuara.

MAJ

-28 Maj FRD, bashkëbisedim me pedagogё e studentё tё Universitetit Politeknik me moton “Tё gjithё së bashku pёr njё politikë tё re, tё pastёr dhe kombёtare”.

-31 Maj FRD depozitoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj si person juridik.

QERSHOR

-20 Qershor gjykata e Tiranës dha vendimin për regjistrimin e FRD-së si person juridik, përndryshe si Parti Politike.

-22 Qershor dy ditë pas miratimit në gjykatë, në Vlorë zyrtarizohet e para degë e FRD-së.

KORRIK

-9 Korrik FRD shtrin aksionin politik në Elbasan duke hapur degen e saj.

-16 Korrik themelohet dega e FRD në Lushnje Oketa : shqiptarët kanë gjithë forcën e mendjes dhe të shpirtit për të sfiduar politikën e vjetër.

-21 Korrik FRD hap degën e saj në Shkodër. Oketa: Kodi zgjedhor u arnua për të kënaqur liderët e PD dhe PS dhe jo për të vlerësuar qytetarin shqiptar.

-26 Korrik në vazhdim të veprimtarisë politike FRD celi zyrën e saj në Fier . Oketa, i bëri thirrje fierakëve të bashkohen me FRD-në për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar.

GUSHT

-3 Gusht ish presidenti Topi takohet me grupin nismëtar të FRD-së, dhe deklaroi se takimi ishte hapi i parë publik për rikthimin e tij në politikë.

-28 Gusht Rinia FRD ndermerr nismën për shuarjen e zjarreve në zonën e Dajtit.Ajo ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës në mbrojtje të trashëgimisë së faunës e florës shqiptare.

SHTATOR

-7 Shtator ish presidenti Topi i bashkohet zyrtarisht FRD-së. E çmoj dhe e vlerësoj ftesën e grupit nismëtar si shans dhe përgjegjësi deklaroi z.Topi, si sfidë personale dhe mision qytetar për të bërë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

-8 Shtator FRD konsiderohet nga ndërkombëtarët: Topi, Oketa dhe zonja Gjoni takojne zv. ndihmës-sekretarin Amerikan te shtetit Philip Reeker.

-11 Shtator FRD pershendet përfundimin e procesit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke e çmuar këtë si një arritje të madhe të qytetarëve dhe Prishtinës zyrtare.

-11 Shtator FRD nderon viktimat e aktit terrorist 11 vjet me parë ne SHBA: 11 shtatori, reflektim për paqen dhe sigurinë botërore

-12 Shtator FRD nderon në ditën e 14 vjetorit të vrasjes simbolin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari.FRD kërkon më shumë respekt ndaj historisë e simboleve jetësore të saj.

-14 Shtator FRD shpreh ngushëllime për vrasjen e Kryekomisar Adem Tahiraj dhe është e shqetësuar për gjendjen e pasigurisë në vend.

-18 Shtator zyrtarizohet dega e FRD-së në Lezhë. Topi: Partitë e vjetra njëkohësisht fajtore për ngërçin zhvillimor në vend.

-19 Shtator Kryetari Topi në një deklaratë për mediat tha se duhet të largojmë së bashku, stalinistin e fundit në Evropë, që hyri në politikë nga zyra e Ramiz Alisë.

-20 Shtator kryetari Topi bën prezantimin publik të 20 drejtuesve të departamenteve, që do të hartojnë programin zgjedhor të FRD-së. –

-25 Shtator Kryetari Bamir Topi takon Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon. Topi-Cannon: Shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat.

-27 Shtator FRD prezantohet në Sarandë. Topi: Misioni ynë – një demokraci funksionale dhe për qytetarët

-28 Shtator FRD solidarizohet me grevën e ish te perndjekurve politikë .Topi : 3 vjet pas ardhjes në pushtet FRD do të përmbushë detyrimet financiare për ish të perndjekurit.

TETOR

-3 Tetor Rinia FRD vizitoi të ngujuarit në mjediset e grevës së urisë të ish të perndjekurve politikë.

-8 Tetor Oketa akuzon qeverinë si përgjegjëse për problematikën e ish- të përndjekurve politikë, dhe kërkon thirrjen urgjente të parlamentit.

-8 Tetor Oketa dhe Biberaj vizitojne grevistin Gjergj Ndrecen ne reanimacionin e QSUT “Nene Tereza”

-11 Tetor FRD përshëndet raportin vjetor të BE-së mbi Shqipërinë .Topi: Koha për reflektim, dialog, rezultate konkrete dhe reforma politike e institucionale

-13 Tetor Kryetari Topi takohet me studentë dhe të sapodiplomuar të universiteteve të Tiranës.Topi: FRD, parti e rinisë dhe shprehëse e vullnetit të saj për ndryshim,

-12 Tetor Sekretari i përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa deklaron për gazetën Shekulli ; “Me PD, PS e LSI nuk bëjmë aleancë para dhe pas zgjedhore”.

-18 Tetor FRD zyrtarizon degën e saj në Korces. Topi: Koha për rrotacion politik, pushteti i perjetshem është model komunist .

-19 Tetor Kryetari i FRD-së Bamir Topi deklaron në Gazetën Mapo se FRD vendos fatin e zgjedhjeve të 2013-tës

-26 Tetor celet dega e FRD-së ne Pogradec. Topi: Eshte moment i alternativave të besueshme zhvillimi.

NENTOR

-1 Nëntor FRD përshëndet vizitën e Sekretares Amerikane të shtetit Hillary Clinton në Shqipëri

-2 Nëntor kryetari Bamir Topi prezanton departamentet dhe deklaron se FRD kanjë filozofi tjetër politike, atë të politikës në ekipdhe të decentralizimit të vendimmarrjes.

-3 Nëntor hapet dega e FRD-së në Berat, Topi: Politika e vjetër ka përçarë shqiptarët, ne do t’i bashkojmë.

-5 Nëntor FRD deklaron se Presidenti i vendit përdori standarde të dyfishta për konsultimet e zgjedhjeve 2013. Oketa : Përjashtimi i FRD-së nga konsultimet, i gabuar dhe i paragjykuar.

-5 Nëntor Prof. Dr. Bamir Topi mban leksion të hapur në UET: “Sfidat politike 2013”Topi: Intelektualët nuk kanë nevojë për politikë, politika ka nevojë për intelektualët. Shqipëria ka pasur pushtet, por ka vuajtur për shtet të së drejtës.

-7 Nëntor Ish – Presidenti i Repubikës dhe Kryetari i FRD-së Bamir Topi uron Presidentin e SHBA Barak Obama për rizgjedhjen. Topi: Modeli amerikan i zgjedhjeve, frymëzues për shqiptarët.

-14 Nëntor FRD prezanton stafin Politik: sekretarin e përgjithëshëm , nënkryetarët dhe sekretarët.

-24 Nëntor FRD jetëson degën në Peshkopi. Topi : Politika e vjetër ka përçarë shqiptarët, ne do t’i bashkojmë.

-24 Nëntor Topi uron nga Dibra e Madhe dibranët dhe shqiptarët e Maqedonisë, Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë!

-30 Nëntor hapet e dega e FRD-së në Durrës. Topi: Shqipëria meriton rotacionin politik dhe rotacionin e elitave politike

-3 Nëntor hapet dega e FRD-së në Berat, Topi: Politika e vjetër ka përçarë shqiptarët, ne do t’i bashkojmë.

-14 Nëntor FRD prezantoi stafin Politik: sekretarin e përgjithëshëm ,nënkryetarët dhe sekretarët.

-24 Nëntor jetësohet dega e FRD-së në Peshkopi. Topi : Dibra e meritonte rrugën e Arbrit , por Kryeministri mashtroi disa herë.

-28 Nëntor drejtues të lartë të FRD-së pjesë e festimeve te Ditës së Flamurit , 100 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.

DHJETOR

-1 Dhjetor FRD jetësohet njëkohësisht në dy qytete në jug të vëndit: Permet dhe Gjirokastër.

-5 Dhjetor kryetari i FRD-së Bamir Topi zhvilloi një takim me strukturat politike të FRD-së së Tiranës Topi: Shtet funksional, e jo pushtet personal për qytetarët.

-8 Dhjetor FRD : Sot Shqipëria nuk u përket të rinjve, por është shndërruar në pashallëk të Berishës e të Ramës.

-12 Dhjetor Prof. Dr. Bamir Topi gjatë një leksioni të hapur, në Universitetin “Luarasi” fajësoi politikën për humbjen e shansit të tretë të statusit të vendit kandidat.

-13 Dhjetor kryetari i FRD-së Bamir Topi takohet me zyrtarë të Institutit Demokratik për Evropën Juglindore.

-15 Dhjetor Kavaja destinacioni i radhës për FRD. Zyrtarizohet dega në këtë qytet. Topi apelon :T’i kthejmë dinjitetin qytetit të demokracisë

-19 Dhjetor FRD hap degen në Kukës, qytetin e largët verilindor. Biberaj: Këtë zonë e ka bekuar Zoti, por e ka braktisur qeverisja e pseudo – atdhetarizmit.

-21 Dhjetor në një takim me kryeqytetas u cel zyrtarisht dega e FRD-së Tiranë. Topi: FRD parti e mendjeve të hapura, e njerëzve me vizion.. Oketa: T’i tregojmë çdo qytetari se Shqipëria ka nevojë për kontributin e tij.

JANAR 2013

-Në 7 Janar FRD jetësohet në Krujë.Topi : Shqiperia ka nevojë per frymë të re politike , rreth së cilës të bashkohen sa më shumë qytetarë .

-10 Janar pas mbledhjes së kryesisë ,Oketa deklaroi për mediat se FRD është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, e afte te hyje dinjitoze ne zgjedhjet e qershorit 2013.

-Më 10 Janar krijohet sekretariati per ceshtjet zgjedhore. Topi ; Zgjedhjet pasiguri e madhe për votën. Një dorë në krye të qeverisë dominon pushtetet .

-Më 11 Janar FRD e pranishme edhe në Mirditë. Ne një takim në Reshen Topi deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të jene ndëshkim popullor për kryeministrin dhe shpurën e tij.

-16 Janar celen degët e partisë në Gramsh e Belësh.Topi: FRD në skenën politike për zhdukjen e mashtrimit politik.Oketa: Në qershor qeveria përfundon jo në Lanë por në det.

-18 Janar FRD takim me banorët e kombinatit në Tiranë. Biberaj: Kryeqyteti bastion i FRD-së dhe simbol i ndryshimit të madh

-19-20 Janar drejtues të FRD-se qëndruan në Athinë .Në bashkëbisedim me emigrantë shqiptarë Topi tha se FRD ka mision t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë kuqo që jetojnë..

-21 Janar celet dega e FRD-së në Pukë.Topi theksoi se demokracia ne Shqipëri nuk eshtë monopol i dy individëvë , por i gjithë shqipëtarëve.

-24 Janar kryetari i FRD-së Bamir Topi priti ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Topi: Shqiptarët dhe politikanët që i udhëheqin të promovojnë politika të moderuara.

-25 Janar FRD vazhdon dialogun e hapur me qytetarët në Laç.Topi: Më 23 qershor rezultate surprizë për partitë e vjetra, por jo për qytetarët e nëpërkëmbur.

-28 Janar FRD ne Koplik tubim me banorë të Malësisë së Madhe Topi: Berisha frikë se humb pushtetin,Rama frikë se nuk vjen dot në pushtet.

-29 Janar FRD takim me banorë të Hasit.Biberaj:Pas 23 qershorit në Shqipëri do të funksionojë drejtësia e munguar në 22 vite tranzicion

-30 Janar FRD zhvillon takim ne Burrel Topi: Hidrocentralet dhe uzinat u shitën për klanet e pushtetit,rruga e Arbrit, premtim gënjeshtër i Kryeministrit.

SHKURT

-1 Shkurt FRD dialog me qytetarët në Orikum. Topi më 23 qershor fryma e re do të dominojë mbi frymën e vjetër.

-4 Shkurt mblidhet kryesia e FRD-së Tirane. Shehri: Do të fillojë kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët në të gjitha njësitë e Tiranës

-5 Shkurt njësia nr 5 në Tiranë prezanton programin për rininë Oketa: Baza e FRD janë rinia dhe vizioni i saj për të ardhmen.

-8 shkurt Kryetari i FRD-së Bamir Topi,priti ambasadoren e Francës, Christine Moro. Topi: Rotacioni i qershorit rikthen frymën evropiane në qeverisje.

-10 Shkurt FRD organizoi në Rrëshen një aktivitet kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, Krasniqi: Kokalari figurë e shquar e vend nderi në kujtesën kombëtare.

-11 Shkurt mbledhje e zgjeruar e kryesisë dhe stafeve drejtuese të FRD-së në qarqe. U diskutuan idetë dhe sloganet që do të shoqërojnë fushatën zgjedhore.

-12 Shkurt FRD takim me qytetarët në Devoll. Biberaj:Misioni i FRD-së ,reformimi i së djathtës shqiptare.

-13 Shkurt FRD bashkëbisedon me banorë të Ersekës. Topi: Jemi këtu në dimër, për të sjellë sinjalet e pranverës.. Biberaj: Anija e qeverisë së skrapit po mbytet.

-15-16 Shkurt Drejtues të FRD-së ndodhen ne Itali Krijohet dega e FRD-së në Firence, Lucca e Siena Topi: Leksion të hapur në Universitetin e Firences: Kosova 5 vjet pavarësi.

-17 shkurt Rinia e FRD-së uron 5-vjetorin e pavarësisë të Kosovës : Lobimi per njohjen e Kosovës shtet ,akt atdhetar.

-20 Shkurt Kryetari i FRD-së Bamir Topi ishte në Shkozë dhe takoi banorë të njësisë nr. 1 të kryeqytetit. Topi më 23 qershori merr fund karriera poltike e Sali Berishës.

-20 Shkurt 1991 – 20 shkurt 2013: Shqipëria ende jashtë Evropës. FRD: Koha të rrëzojmë bustet e reja të korrupsionit, papunësisë dhe vjedhjes së votes.

-22 Shkurt FRD takim me banorët në Bulqizë.Gumeni: FRD synon të realizojë një program njerëzor Shehu: Më 23 qershor asnjë shqiptar nuk duhet të druhet nga presionet.

-25 Shkurt FRD dënon ashpër ekzekutimin e kryekomisar Dritan Lamaj Topi: Përballë kriminelëve të bashkuar për të ndërtuar shtetin.

-27 Shkurt 60 të rinj të FRD-së çertifikohen pas një trajnimi politik. Topi: Me votë mund të jetësojmë projektin e madh të Shqipërisë moderne e të zhvilluar.

MARS

-4 Mars FRD prezanton programin ne kryeqytet.Topi shpall propozimet per ndryshime te thella ne kushtetetute:Presidenti nga populli,kryeministri 2 mandate dhe kuvendi me 100 deputete.

-6 Mars FRD shpalos programin në Elbasan.Topi :FRD lindi për të marë në dorë misionin e tradhëtuar nga PD.Oketa: FRD paralajmëron fundin e dimrit të gjatë per Berishën .

-7 Mars Rinia e FRD-se nderon diten e mesuesit tek Mesonjetorja e Korcës : Eshtë koha për mesues misionare te dijes dhe jo militante partiake.

-9 Mars ne Tiranë mbahet tryeza për arsimin Topi: Politika e shkëputur nga ekspertët, një politikë e dështuar.Dragoti: Rritje 5 % e buxhetit për arsimin

-10 Mars FRD takim me banorë në Polican. Topi: Kryeministri në hall pasi ndjen fundin e tij dhe të politikës antiqytetare. Oketa: Pas 23 qershorit shteti do të punojë për qytetarët

-11 Mars në Tiranë mbahet tryeza per programin e FRD-së për të përndjekurit politikë.

-15 Mars FRD takim në Ballsh me mallakastriotë : Topi : FRD ka në program vendosjen e taksës relative, sipas natyrës dhe fuqisë së biznesit.

-16 Mars FRD zhvillon në Vlorë një tubim me qytetarë. Topi : Kryeministri , kalë Troje në demokracinë shqiptare,23 qershori është fundi i tij.

-20 Mars FRD takim me banorë të Rrogozhinës. Topi i kërkon qytetarëve të kujdesen për listat zgjegjore

-20 Mars Kryetari I FRD-së Bamir Topi takon në zyrën e tij perfaqsues te institutit demokratik kombetar ne SHBA.

-21 Mars në selinë qëndrore në Tiranë takim me drejtuesit vendore te FRD-se kushtuar përgatitjeve për fushatën zgjedhore. Topi: FRD me formacion të plotë në 23 qershor
-23 Mars mblidhet në Lushnje tryeza për programin e bujqësinë. Topi: Taksë speciale për mbrojtje të prodhimit vendas.

-23 Mars FRD takim me mbështetës në Delvinë Oketa: Premtimet boshe, aftësia e vetme e kryeministrit.

-25 Mars tryeza kushtuar programit për shëndetësinë.FRD: Ndal korrupsionit në shëndetësi ,gjykatë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarit

-27 Mars FRD mbledh tryezen per të diskutuar me ekspertë programin për marrëdhëniet me jashtë, integrimin dhe emigracionin. Topi: Integrimi, objektiv i panegociueshëm.

-28 Mars FRD diskuton me ekspertë programin e saj mbi pronën.Topi:Prona burim i lirisë,qytetërimit dhe progresit. FRD pakt kombëtar për pronat

-29 Mars FRD takim me banorë në Tepelenë: Topi: Për hir të së ardhmes suaj ndëshkoni me votë qeveritarët e sotëm. Gumeni: Qytetarë mundni frikën!

-29. Mars. FRD organizoi në Sarandë tryezën për turizmin. Topi: “Syri i Kaltër” një sy që vajton nga harresa e qeverisë

-30 Mars FRD bashkëbisedim në Konispol e Himarë.Topi i falenderon për mbështetjen që i japin FRD-së.

PRILL

-2 Prill FRD në tryezën për ekonominë premton taksë relative, heqje e tvsh-së për barnat mjekësore,përjashtimi nga tatim-fitimi 3 vjet për bizneset e reja.

-3 Prill FRD takim me qytetarë ne Fier. Topi : Koalicioni PS-LSI nuk ka asnjë synim për vendin, ai është një anije e mbushur me ujë, me busull të prishur.

-4 Prill në një conferencë shtypi kryetari Bamir Topi deklaroi se poli i tretë i sjell qëndrueshmëri vëndit. Për shqiptarët nuk ka dallim ideologjik, moral apo vizionar midis kryeministrit në detyrë dhe atij në hije.

-5 Prill FRD prezantoi programin për artin dhe kulturën.Xoxe : 1.5% e buxhetit të shtetit për këtë sector.Topi: Ta çojmë artin drejt depolitizimit

-8 Prill 2013 FRD paraqet ne Pogradec synimet e objektivat për rininë. Topi ;Rinia pjesë e vendimarrjes , ajo ka në dorë fatin e politikanëve.

-13 Prill Topi takim me strukturat e FRD-së në Elbasan Topi: FRD rezlutat surprizë në zgjedhjet e 23 qershorit

-18 Prill FRD mbledh ekspertë dhe përfaqsues te grupeve të interesit dhe të shoqatave jo qeveritare për të diskutuar rreth programit te partisë për punësim e cështjë sociale. Oketa:Cështjet sociale pasqyrë e dinjitetit shtetëror

-19 Prill kryetari Bamir Topi takim me gra e vajza të FRD të Tiranës.Topi: FRD do tejkalojë kufijtë ligjorë për përfshirjen e grave në listat e kandidatëvë për deputetë.

-21 Prill tubim masiv në Korcë Topi: Parlamenti aktual jashtë funksionit përfaqësues. FRD do ta nxjerrë vendin nga gropa e zezë financiare. Biberaj: FRD ka mision të reformojë republikën parlamentare.

-22 Prill Oketa deklaron për mediat: Kriza në KQZ po pengon të ardhmen e Shqipërisë europiane. Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë që ndajnë të njëjtin shqetësim me FRD lidhur problematikën zgjedhore

-23 Prill Kryesia në mënyrë unanime vendosi që FRD të mos bëjë koalicion parazgjedhor, dhe të konkurrojë si subjekt zgjedhor më vehte në 23 qershor.Topi; FRD është dhe mbetet shtëpia e vërtetë e qendrës së djathtë dhe qytetarëve shqiptare.

-27 Prill mblidhet Asamblea Kombëtare e FRD-së. Kryetari Bamir Topi falenderoi të gjtihë shqiptarët që i janë bashkuar udhëtimit dhe kauzës së FRD-së.

-30 Prill mblidhet Kuvendi i parë kombetar i FRD-së ku u shpalos filozofia politike e FRD-së dhe programi që mori miratimin e të gjitha strukturave. Topi:FRD rezultoi një nismë e suksesshme politike, një projekt afatgjatë politik dhe pas zgjedhjeve do të jetë parti përcaktuese në nivelet e vendimmarrjes politike .

-30 Prill FRD me faqe të re në internet, Kryetari i FRD-së Bamir Topi me faqe zyrtare në Facebook

MAJ

– 5 Maj Drejtuesit e FRD-së Topi dhe Oketa marrin mbështetje të plotë nga komuniteti shqiptar në Ankona, Itali Topi: Vota qytetare do të sjellë ndryshimin me 23 qershor FRD: Partitë e vjetra përjashtuan emigrantët nga e drejta e votës

– 6 Maj afer mesnatës FRD dorëzon ne KQZ listen me 140 kandiadatë qe do të konkurojnë nën siglen e FRD-se në zgjedhjet politike te 23 qershorit .Topi :Një skuadër shumë cilësore, shumë përfaqësuese dhe e bindur për arritjen e një rezultati pozitiv.Misioni i tyre është forcimi i imazhit të parlamentit të ri, për të qenë përfaqësues të popullit dhe jo të liderit.

-7 Maj Prof.Dr Bamir Topi mbajti në Tiranë leksionin e hapur “Unë duhet të votoj”. me studentë të universiteteve, votues për herë të parë. Topi: Shqipëria ka nevojë edhe për rotacion brezash.Topi-studentëve: Vëndi në udhëkryq politik:Votoni dhe mbrojeni votën.

-8 Maj FRD prezanton shtabin zgjedhor te qarkut Tirane Topi: FRD pranë elektoratit gri me politikë realiste FRD do të ndryshojë imazhin e parlamentit shqiptar.

-11 Maj FRD fillon të ndezë motorrët e fushatës ,prezantohet zyra e të dhënave zgjedhore.Topi opoxites : Mos ja varni ujkut melcitë në qafe.FRD e aftë të mbrojë votën.

-15 Maj FRD mbledh shtabin kombëtar të zgjedhjeve i cili përcaktoi strategjine e fushates..Shtabin e drejton Mirela Bogdani.

-Pasditen e 16 Majit FRD prezantoi në Lezhë 7 kandidatët e saj në këtë qark. Topi:Kryeministri po e përjeton fundin politik si gjëmën më të madhe të jetës së tij.

-17 Maj FRD paraqiti perpara publikut 32 kandidatet e qarkut Tiranë. Kryetari i Frymës së re demokratike Bamir Topi udhëheq listën e kandidatëve për deputetë. Topi FRD do të ecë, nxitojë dhe do të vrapojë.

-20 Maj FRD prezantoi në Shkodër 11 kandidatët për deputetë , në krye të listës Fatlum Nurja.Topi : Rama e Berisha 5 orë në media ,FRD në terren me qytetarët.

-21 Maj FRD ne Fier paraqiti 16 kandidatët për deputetë.Topi : Pushteti vendor ne Fier shembulli i konfliktualitetit PD-PS

-23 Maj kryetari i FRD-së Bamir Topi ne takime me misionaret e OSBE&ODHIR deklaroi se në këto 23 vjet asnjeherë nuk ka qene situate kaq e zymtë më KQZ.

-23 Maj FRD hapi fushatën zgjedhore në Durrës dhe prezantohoi 13 kandidatët e qarkut. Listën e udhëheqin Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji. Topi: FRD, shtëpia e vetme dhe e vërtetë e së djathtës shqiptare.

-25 Maj FRD prezanton 8 kandidatët për deputetë në Berat,Aleksandër Sallabanda prin listen. Topi-qytetarëve: Votoni nr.66, numrin e fitores së FRD.

-26 Maj Kryetari Bamir Topi takon ne Selanik dhe Follorinë emigrantë shqiptare dhe u ben thirrje të jenë pjesë e fitores së FRD-së në 23 qershor.Oketa : 23 qershori është shans i madh për të ndërtuar një shtet të fort dhe modern,

-27 Maj drejtues të lartë të FRD-së prezantuan në Korcë 12 kandidatët për deputetë të qarkut.Topi : Largojuni bastioneve të vdekura të atyre që duan të riciklojnë pushtetin shkoni në votime masivisht sepse FRD do të ketë prezantim të suksesshëm në zgjedhje

-29 Maj Elbasan FRD prezanton 14 kandidatët Topi-qytetarëve: Votoni ! Abstenimi sëmundja më e rëndë e demokracisë.

-30 Maj Vlora FRD takim me qytetarët në Vlorë, prezantohen 12 kandidatët e qarkut. Gumeni dhe Gjoni kryesojnë listen. Topi: Qeveria nuk bën zgjedhje të lira, kjo e mban peng integrimin

-31 Maj Takim në Peshkopi për prezantimin e kandidatëve Dibër, Sali Shehu kryeson listen. Topi: Politika e vjetër anti-shqiptare, premton cdo 4 vjet rrugën e Arbrit

-31 Maj Me takimin me banorë të Kukësit FRD mbylli prezantimin e kandidatëve që garojnë për zgjedhjet politike., Ardian Elezi në krye të listës te 4 kandidatëvë të qarkut.. Topi: Politika nuk bëhet nga tryeza e qeverisë, por nga kontakti me njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *