STATUTI

FRYMA E RE DEMOKRATIKE

                                                                  STATUTI

Tiranë më, 30 Prill 2013

PERMBAJTJA

1-   Te përgjithshme.

Emri I Partisë,orientimi politik dhe qëllimi i aktivitetit,vendndodhja e selisë qendrore,simboli,

flamuri, vula, mënyra e funksionimit, shtrirja organizative, veprimi.

2-   Anëtarësia.

Kriteret e anëtarësimit,pranimi i anëtarit me të drejtat dhe detyrat, përfundimi i anetaresise.

3-   Strukturat qendrore të  “Fryma e Re Demokratike”.

Kuvendi  Kombëtar dhe kompetencat e tij, Asambleja Kombëtare dhe kompetencat e saj, Kryesia e FRD dhe kompetencat e saj, Kryetari, Zv/kryetaret, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretari Organizativ, Sekretariati, Grupi Parlamentar, Departamentet, Komisionet e përhershme.

Aparati administrativ i selisë qendrore.

4-   Strukturat lokale të” Fryma e Re Demokratike”.

Dega e Partisë ne rreth dhe organet drejtuese;

Konferenca, Kryesia, Kryetari, Sekretari,

Zv/kryetaret, aparati administrativ i Degës; Dege të FRD jashtë vendit; N/Dega, sipas Njësive bashkiake, Bashkive të nivelit të dytë, Komunave dhe organet drejtuese të tyre -Kryesia, Kryetari, Sekretari, Zv/kryetari dhe Konferenca; Seksioni i FRD sipas territorit të qendrës të votimit dhe organet drejtuese të tij -Kryetari, Sekretari dhe Kryesia.

5-   Organizma të tjera të”Fryma e Re Demokratike”.

Rinia e FRD.

 6-   Dispozitat e fundit

përparësitë, rishikimi dhe hyrja në fuqi e statutit.

KREU I

TË PERGJITHSHME

Neni  1

 Partia mban emrin “FRYMA E RE DEMOKRATIKE” (FRD)

 

Neni   2

Orientimi politik dhe qëllimi i aktivitetit

 

Fryma e Re Demokratike është një parti e qendrës se djathtë. Fryma e Re Demokratike ka për qellim konkurrimin politik përmes zgjedhjeve, duke respektuar lirinë, barazinë dhe drejtësinë në një garë politike. Ajo ka për qellim të materializoje në interes të vendit forcimin e identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptareve, ruajtjen dhe forcimin e autoritetit të shtetit dhe të shtetit të se drejtës, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrat themelore të tyre, shenjtërinë e pronës private dhe rregullimin e pronës shtetërore, zhvillimin e iniciativës së lirë dhe barazinë e secilit në këtë proces,tregun e lire dhe konkurrencën e ndershme si rruga e vetme e zhvillimit të vendit, drejtësinë shoqërore, ruajtjen me force të natyrës dhe ambientit, garantimin e vetëqeverisjes se lire të autoriteteve lokale,zhvillimin e sporteve dhe arteve si dhe përjetësimin e identitetit dhe kulturës kombëtare.

Fryma e Re Demokratike ka si përparësi absolute të saj,integrimin sa me të shpejtë të vendit  ne Bashkimin Evropian dhe konsolidimin e marrëdhënieve me të gjitha organizmat evropiane e euroatlantike.

 

Neni  3

Selia qendrore

Fryma e Re Demokratike (FRD) e ka selinë e saj qendrore ne Kryeqytetin e vendit, Tiranë.

 Neni  4

Simboli

Simboli I Fryma e Re Demokratike përbehet nga germat “FRD” me ngjyre të bardhe ne një fushe blu,ne raporte të përcaktuara dhe të pandryshueshme.

Neni  5

Flamuri

Flamuri I Fryma e Re Demokratike është me ngjyre blu, ne qendër të të cilit është i vendosur simboli  FRD me ngjyre të bardhe, ne raporte të përcaktuara dhe të pandryshueshme.

 Neni  6

Vula

Vula e FRD ka forme të rrumbullaket, duke shkruar ne forme rrethi FRYMA E RE DEMOKRATIKE ne qendër të të cilës vendoset simboli “FRD”. Vula mund të përdoret vetëm nga organet qendrore të FRD dhe administratës ekzekutive të selisë qendrore, sipas rregullave të përcaktuara me pare nga kryesia. Degët e FRD përdorin të njëjtin model vule, duke i shtuar ne pjesën e poshtme emrin e degës përkatëse.

Neni  7

Shtrirja organizative

Fryma e Re Demokratike është një grupim politik vullnetar i qytetareve të mbledhur ne strukturat e saj, të organizuara ne baze të ndarjes territoriale dhe të shtrira ne funksion të hartës elektorale të vendit. Kryesia e FRD ka të drejtë të vendose për krijimin e strukturave ne forma të tjera organizative.

Neni  8

Mënyra e funksionimit

 Mënyra e funksionimit të Fryma e Re Demokratike bazohet ne demokracinë e brendshme të saj, e shprehur nëpërmjet votimit sipas  detyrimeve qe rrjedhin nga ky statut. Parimet baze ne FRD do të jene zgjedhjet “Një anëtar, një votë” dhe ndarja e posteve partiake me ato shtetërore. Rregullat e funksionimit demokratik të Partisë, sipas parimeve të mësipërme dhe sipas këtij statuti, përcaktohen me akte të nxjerra nga organet drejtuese dhe qendrore të saj.

Neni  9

                                                                       Veprimi

 Veprimi i Fryma e Re Demokratike për arritjen e qëllimeve të saj, bazohet ne, veprimtarinë e anëtarëve të saj, të strukturave ekzekutive të organeve qendrore e lokale kur qeverisë e vetme ose ne koalicion, të grupit parlamentar, ne bashkëpunimin me partnere, organizata e institucione ndërkombëtare. Ne funksion të realizimit të qëllimeve të saj, Fryma e Re Demokratike përdor manifestime e protesta, tubime të hapura e të mbyllura,mediat private e publike, si dhe çdo forme tjetër të ligjshme. Veprimtaritë politike e  publike të Fryma e Re Demokratike mund të zhvillohen edhe jashtë territorit të vendit, ne përputhje me ligjet e vendeve përkatëse.

KREU II

ANETARESIA E  FRD 

Neni 10

Kriteret e pranimit ne FRD

 Anëtar i FRD ka të drejtë të pranohet çdo qytetar me kombësi dhe shtetësi shqiptare qe ka mbushur moshën 16 vjeç; të mos jetë anëtar i asnjë partie tjetër politike dhe qe pranon kushtet, të drejtat dhe detyrat qe rrjedhin prej anëtarësimit, sipas statutit të Partisë.

Neni 11

Procedurat e pranimit ne FRD

 Procedura e anëtarësimit ne Parti, nis me paraqitjen e kërkesës me  shkrim, sipas formularit përkatës, drejtuar kryetarit dhe sekretarit të njësisë të qendrës se banimit ose kryetarit dhe sekretarit të grupimit  përkatës.

Pranimi është i vlefshëm vetëm për anëtarët qe banojnë ne territorin përkatës.

Konfirmimi i pranimit të anëtarit të Partisë, behet nga  struktura  përkatëse.

Ne rast refuzimi të kërkesës për anëtarësim, behet ankimim me shkrim tek kryetari dhe sekretari i degës përkatëse, brenda 5(pese) ditëve nga moment I refuzimit të anëtarësimit.

Kryetari dhe sekretari i degës përkatëse, i japin përgjigje me shkrim, pozitive apo negative, ankimuesit brenda 5 (pese) ditëve.

Neni 12

Të drejtat e anëtarit të FRD

Anëtari ka të drejtë të zgjidhet, të zgjedhe dhe të propozoje kandidatura ne organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Partisë.

Neni 13

Detyrat e anëtarit të FRD

 Anëtari ka për detyre të marre pjese ne aktivitetet politike dhe elektorale të Partisë; të paguaje kuotizacionin e detyrueshëm ne masën dhe kohen e përcaktuar nga organet përgjegjëse; të respektoje disiplinën e përcaktuar ne ketë statut.

Mos plotësimi i kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara, sjell si rrjedhoje sanksionet përkatëse sipas rregullores se brendshme të Partisë.

Masat ndaj një anëtari, ndërmerren me vendimmarrje të përbashkët  nga Sekretari dhe dy Zv/kryetaret e Degës përkatëse të Partisë.

Ankimimi mbi masën e marre sipas kësaj procedure, behet tek Sekretari i  Përgjithshëm dhe Zv/kryetaret e Partisë  ne qendër.

Neni 14

Përfundimi i anëtarësisë

Anëtarësia ne Parti përfundon kur anëtari ndërron jetë ose kur largohet me kërkesë e tij, të paraqitur ne njësinë përkatëse.

                                                           KREU III

                             STRUKTURAT QENDRORE TË FRD

Neni 15

Organizimi i përgjithshëm i FRD

 Organet qendrore të Fryma e Re Demokratike janë Kuvendi Kombëtar, Asambleja Kombëtare, Kryesia e Partisë, Kryetari I Partisë, zv/Kryetaret, Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati, Grupi Parlamentar, Departamentet, Komisionet e përhershme.

Neni 16

Kuvendi Kombëtar i FRD

Kuvendi Kombëtar është organi me i lartë i Partisë me një mandat 4 (katër) vjeçar.

Kuvendi përbehet nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare; deputetët e FRD ne Parlamentin Shqiptar; Kryesia Qendrore e Partisë; Ministra dhe Zv/ministra përfaqësues të Partisë, anëtarët e Departamenteve; Kryetaret, Sekretaret dhe Zv/kryetaret e Degëve ne rrethe; Kryetaret dhe Sekretaret e N\degëve, drejtuesit  e pushtetit vendor ne Bashkitë e nivelit të pare dhe ne Qarqe dhe një numër i kufizuar i zgjedhur nga Konferencat e Degëve dhe N/degëve, sipas kritereve të përcaktuara nga Kryesia  Qendrore, por ne asnjë rast me i vogël se numri i atyre qe janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar, si pasoje e funksioneve të ndryshme.

Personat qe përmenden me sipër janë delegatë të Kuvendit Kombëtar me të drejtë vote.

Mandati i anëtarit të Kuvendit zgjat katër vjet, me përjashtim të atij qe e gëzon anataresine si pasoje e funksionit.

Kuvendi zgjidhet si rregull një here ne katër vjet dhe mblidhet minimumi një here ne dy vjet,me vendim të Asamblesë Kombëtare, pas propozimit të Kryetarit të Partisë ose të kryesisë qendrore.

Kuvendi mund të mblidhet edhe ne sesione të jashtëzakonshme, sipas procedurës se mësipërme  ose me vullnetin e 1/3 se anëtareve të tij.

Vendimet e Kuvendit merren me shumice të thjeshtë të të gjithë anëtarëve, me votim të fshehtë ose të hapur,sipas rasteve të përcaktuara ne këtë statut.

Neni 17

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar është organi i vetëm dhe fuqiplotë qe vendos për programin dhe linjën politike të Partisë; miraton me votim të hapur Statutin; zgjedh me votim të fshehtë, ndërmjet  jo me pak se dy kandidaturave për çdo anëtar, Asamblenë Kombëtare.

Me propozim të Asamblesë Kombëtare, nëpërmjet votimit të hapur, Kuvendi ka të drejtën e shpërndarjes se Partisë ose bashkimin me parti të tjera.

Kuvendi pranon propozime dhe kërkesa të ndryshme nga Kryetari i Partisë, Asambleja Kombëtare, Kryesia e Partisë, Kryesia e Degës se Partisë, jo me pak se njëzet perqind e anëtarëve të Kongresit me të drejtë vote, të shpërndarë ne të paktën 50% të degëve.

Neni 18

Asambleja Kombëtare e FRD

Asambleja Kombëtare drejton veprimtarinë e Partisë ne periudhën ndërmjet dy Kuvendeve, ne përputhje me programin,statutin dhe vendimet e Kuvendit dhe ka një mandat 4 (katër) vjeçar.

Asambleja Kombëtare përbehet minimumi nga 121 anëtarë. Anëtarë të saj janë Kryetari i Asamblesë, Kryesia qendrore e Partisë, Deputetë të Parlamentit, ish Presidentë të Republikës, ish Kryeministra, ish Kryetare të Kuvendit qe aderojnë ne Fryma e Re Demokratike,Ministra dhe Zv/ministra përfaqësues të Partisë ne kabinetin qeveritar, anëtarët e Departamenteve, anëtarët e Komisioneve të përhershme, Kryetaret e Këshillave të Qarqeve dhe Bashkive të nivelit të pare, Zv/kryetaret dhe Sekretaret e Degëve. Anëtarë të Asamblesë Kombëtare  janë edhe të zgjedhurit sipas ndarjes dhe përfaqësimit territorial, të vendosur nga Kryesia Qendrore, ne një numër qe ne asnjë rast nuk janë me pak se anëtaret qe e gëzojnë ketë të drejtë si pasoje e funksioneve dhe qe gjithmonë është mbi masën 50% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Asamblesë. Ne këtë numër është i detyrueshëm përfaqësimi i zonjave ne masën 30( tridhjetë) %, ne konkurrim me lista të veçanta, ne jo me pak se dy kandidatura për çdo pozicion.

Ne plotësim të këtij paragrafi, konkurrimi dhe votimi do të behet për listën e kandidaturave me një numër dy here me të madh se të vendeve qe do plotësohen.

Mandati i anëtarit të Asamblesë  Kombëtare të zgjedhur me votim është katër vjeçar, ndërsa mandati i anëtarit si pasoje e funksioneve, përfundon me përfundimin e mandatit përkatës.

Asambleja Kombëtare mblidhet të paktën dy here ne vit nga Kryetari ose tridhjetë perqind e anëtarëve të tij, sipas rendit të ditës të vendosur nga Kryesia Qendrore ose sipas objektit të kërkesës të anëtarëve.

Data dhe rendi i ditës se mbledhjes u njoftohet me shkrim anëtarëve, jo me vone se shtatë dit para zhvillimit të mbledhjes.

Vendimet e Asamblesë Kombëtare merren me shumice të thjeshtë votash, por ne asnjë rast pa kuorumin e nevojshëm prej gjysmës se anëtarëve të saj. Votimi behet i hapur, me përjashtim të rasteve kur ky statut e përcakton të fshehtë.

Neni 19

Kompetencat e Asamblesë Kombëtare

 Asambleja Kombëtare merr  vendime ne periudhën ndërmjet dy Kuvendeve  dhe qe nuk janë të përcaktuara me statut, ekskluzivisht kompetenca të Kuvendit.

Asambleja Kombëtare zgjedh me votim të fshehtë nga radhët e veta, Kryetarin e Asamblesë, anëtarët e Kryesisë Qendrore, qe nuk janë ne radhët e kësaj të fundit si pasoje e funksioneve të përcaktuara ne statut. Ky numër përcaktohet nga vetë Asambleja Kombëtare, me propozim të Kryetarit të Partisë, me një votim të fshehtë ndërmjet jo me pak se dy alternativave për një kandidat. Ne këto kandidatura është i detyrueshëm përfaqësimi i zonjave ne masën 30 (tridhjetë)%. Votimi për zonjat behet me një listë të veçantë, me dy alternativa për çdo anëtarë.

Asambleja Kombëtare zgjedh me votim të fshehtë, nga radhët e kryesisë, ndërmjet dy alternativave për çdo post, të propozuara nga Kryetari i Partisë, Sekretarin e Përgjithshëm, Zv/kryetarët dhe Sekretariatin e Partisë.

Asambleja Kombëtare zgjedh me votim të fshehtë, me propozim të Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, anëtaret e Departamenteve. Numri I kandidaturave nuk do të jetë ne asnjë rast me i vogël se dy alternativa për çdo anëtar Departamenti.

Asambleja Kombëtare zgjedh me votim të fshehtë, me propozim të Kryetarit të Partisë, drejtuesit e departamenteve. Asambleja Kombëtare miraton me propozim të Kryetarit të Partisë, përbërjen e komisioneve të përhershme.

Asambleja Kombëtare shkarkon, me votim të hapur, ne përputhje me nenin 22 të këtij statuti, personat e votuar sipas këtij neni.

Asambleja Kombëtare miraton me votim të hapur, me propozim të Kryetarit të Partisë, kandidaturat elektorale me të cilat do të përfaqësohet Partia ne zgjedhjet administrative, pas shqyrtimit  të tyre ne Kryesine Qendrore.

Asambleja Kombëtare, miraton me votim të hapur, me propozimin e Kryesisë Qendrore, listat emërore të kandidatëve për deputetë ne zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë, sipas procedurës se votimit të përcaktuar ne nenin 18 të këtij statuti.

Neni 20

Kryesia e FRD

Kryesia e Partisë përbehet nga Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, N/Kryetaret, Sekretariati, Kryetari degës se Tiranës, si  dega me e madhe e Partisë, Kryetari i Rinise dhe nga anëtarët e tjerë, të zgjedhur sipas procedurës se përcaktuar ne paragrafin përkatës të nenit 19 të këtij statuti

Anëtarë të kryesisë janë automatikisht Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, dhe Kryetari i Bashkisë se Tiranës, nëse ata i përkasin “Fryma e Re Demokratike”. Anëtar i kryesisë është edhe Kryetari i Grupit Parlamentar.

Neni 21

Kompetencat e Kryesisë

 Kryesia e Partisë është organi qe merret me zbatimin e të gjitha vendimeve të marra nga Kuvendi dhe Asambleja Kombëtare.

Kryesia e Partisë i propozon  Kuvendit për miratim, kandidaturat për Kryetar të Partisë, të cilat ne asnjë rast nuk duhet të jene me pak se dy.

Kryesia e Partisë, miraton ose refuzon kandidaturat e ardhura nga Degët dhe N/degët për Kryetare dhe Sekretare të tyre. Ne rast miratimi,kandidaturat për Kryetare të Degëve dhe të N/degëve, ne përputhje me parimin “Një anëtar, një votë”, i nënshtrohen procesit të votimit ne strukturat përkatëse. Ne rast refuzimi, për shkak të mosplotësimit të kritereve të paravendosura nga Kryesia Qendrore, Degët ose N/degët janë të detyruara të paraqesin kandidatura të tjera, brenda 5(pese) ditësh. Kryesia e Partisë është përgjegjëse, nëpërmjet mandatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, për organizimin e  procesit të zgjedhjeve të kryetareve të degëve.

E njëjta procedure, miratimi, refuzimi të argumentuar apo ripropozimi, ndiqet edhe për kandidaturat për deputetë dhe të zgjedhur vendore ne njësi të ndryshme territoriale.

Kryesia e Partisë ka të drejtë,qe me propozim të Kryetarit dhe me ¾ e votave të anëtarëve të saj, të thërrasë Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë, me një rend ditë të përcaktuar qartë.

Kryesia e Partisë përcakton datën e thirrjes se Kongresit të zakonshëm të Partisë, ne periudhat si e parashikon ky statut, me një rend ditë të përcaktuar qartë.

Kryesia e Partisë i  propozon Kuvendit Kombëtar kandidaturat për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ne përputhje me nenin 18 të këtij statuti.

Kryesia e Partisë miraton komisionet e mandateve, të votimeve dhe sekretarinë e Kuvendit.

Kryesia e Partisë përcakton datën dhe rendin e ditës se mbledhjes se Asamblesë Kombëtare.

Kryesia emëron sekretarin e Degës si dhe cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të Partisë. Kandidaturat përzgjidhen nga propozimet qe vijnë nga strukturat e degës, ne asnjë rast me pak se dy. Ne çdo rast kandidatët duhet të jene banore të njësisë përkatëse territoriale.

Kryesia e Partisë ka të drejtë të pezulloje, ne rast shkelje të vërtetuar dhe të  argumentuar të statutit; kryetarin, zv/kryetarin, sekretarin dhe kryesine e degës dhe të N/degës dhe të emëroj drejtuesit e përkohshëm të tyre, deri ne zgjedhjet e reja të këtyre strukturave.

Kryesia miraton strukturën e pagave dhe strukturën e organike të Partisë.

Vendimet e kryesisë, me përjashtim të rastit të thirrjes se Kongresit të jashtëzakonshëm, merren me shumice të thjeshtë votash, ne mënyrë të hapur dhe me prezencën e me shume se gjysmës se saj.

Neni 22

Kryetari i FRD

 Kryetari i Partisë zgjidhet nga anëtarësia e Partisë sipas parimit “Një anëtar, nje votë”, por ne jo me shume se dy mandate.

Kryetari i Partisë përfaqëson Partine ne të gjitha aktivitetet politike dhe shoqërore.

Kryetari i Partisë kryeson të gjitha organet qendrore të Partisë, me përjashtim të Asamblesë Kombëtare.

Kryetari i Partisë i propozon për miratim Asamblesë Kombëtare, pasi të ketë marre pëlqimin e me shume se gjysmës se anëtarëve të Kryesisë, kandidaturat e N/kryetareve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariatin, anëtarët e Departamenteve, anëtarët e Kryesisë se Partisë, anëtarët e komisioneve të përhershme. Kryetari i Partisë i propozon për shkarkim Asamblesë Kombëtare, pas miratimit ne Kryesi me më shume se gjysma e votave të anëtarëve të saj, kandidaturat e Zv/kryetareve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariatit, Drejtuesit dhe anëtarët e Departamenteve, anëtarët e Kryesisë se Partisë, anëtarët e komisioneve të përhershme.

Kryetari i Partisë i propozon Asamblesë Kombëtare për miratim, të gjitha kandidaturat elektorale, të të gjitha niveleve, sipas propozimeve të ardhura nga baza, pasi të ketë marre pëlqimin e me shume se gjysmës se anëtarëve të Kryesisë.

Neni 23

Zëvendëskryetari i FRD

Fryma e Re Demokratike ka zv/kryetarë, të cilët zgjidhen dhe shkarkohen nga Asambleja  Kombëtare, ne përputhje me nenin 19 dhe nenin 22 të këtij statuti. Ata nuk mund të zgjidhen me shume se dy mandate rresht ne ato pozicione.

Zv/kryetaret e Partisë ushtrojnë kompetencat e tyre, ne zbatim të delegimit të detyrave nga Kryetari dhe Kryesia.

Me autorizim të Kryetarit, ne rastet e mungesave të gjata dhe kur e shikon ai të nevojshme, njeri nga Zv/kryetaret zëvendëson Kryetarin. Ne pamundësi te autorizimit te Kryetarit, për arsye sëmundje te rende apo dorëheqje, njeri nga Zv/kryetaret, merr përkohësisht  kompetencat  e Kryetarit, deri ne zgjedhjen e Kryetarit të ri, me vendim të Asamblesë Kombëtare.

Neni 24

Sekretari i Përgjithshëm i FRD

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë është përgjegjës për të gjitha hallkat e funksionimit të përditshëm organizativ dhe administrativ të Partisë, ne qendër dhe ne të gjitha strukturat e vendit. Ai është përgjegjës për dokumentimin dhe administrimin sipas ligjit të dokumentacionit qe ka të beje me të gjithë aktivitetin e strukturave qendrore të FRD. Ne përmbushje të detyrave të tij, ai ndihmohet drejtpërsëdrejti nga Sekretari organizativ dhe sekretariati i Partisë.

Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet dhe shkarkohet nga Asambleja Kombëtare, ne përputhje me nenin 19 dhe nenin 22 te këtij statuti.

Sekretari i Përgjithshëm nuk mund te zgjidhet ne atë pozicion me shume se dy mandate.

Neni 26

Sekretariati

Sekretariati përbëhet nga sekretaret e Partisë, te cilët janë ne varësi direkte të Kryetarit dhe Sekretarit te Përgjithshëm. Ata janë përgjegjës për mirëfunksionimin e aktivitetit te sekretariatit qe ata drejtojnë  dhe raportojnë periodikisht me shkrim për punën e kryer tek Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Sekretariati zgjidhet dhe shkarkohet nga Asambleja Kombëtare, sipas nenit 19 dhe nenit 22 te këtij statuti.

Neni 27

Departamentet

Departamentet janë pjese e  strukturës se Partisë, te cilat merren me hartimin e politikave dhe strategjive te gjithanshme. Ato përbëhen nga specialiste te njohur te te gjitha fushave.

Ndarja, përcaktimi, detyrat dhe mënyra e funksionimit te tyre, rregullohet nëpërmjet një rregulloreje te brendshme te Partisë, te miratuar nga  Kryesia.

Anëtarët e departamenteve zgjidhen dhe shkarkohen nga Asambleja Kombëtare, sipas nenit 19 dhe nenit 22 te këtij statuti.

Neni 28

Grupi Parlamentar

  Grupi Parlamentar i FRD-së përbëhet nga deputetet e saj ne Kuvendin e Shqipërisë. Ai përfaqëson dhe mbron ne Kuvend, interesat dhe programin e Partisë.

Grupi Parlamentar e zhvillon aktivitetin e tij ne Kuvend nëpërmjet një rregulloreje, te miratuar nga vete deputetet.

Neni 29

Papajtueshmëria për tu zgjedhur në organet drejtuese

Çdo anëtar i Partisë që garon për strukturat drejtuese të Partisë duhet të mos ketë qenë pjesë e strukturave politikbërëse të ish regjimit komunist, bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit, si dhe të mos kenë qenë të përfshirë në hetimin dhe gjykimin e proceseve politike. Në këtë paragraf nuk bëjnë përjashtim as personat që kanë marrë pjesë si dëshmitarë në proceset politike apo janë dënuar për kryerjen e çfarë do lloj vepre penale.

Asnjë anëtar i Partisë që ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë nuk mund të garoj për tu zgjedhur në organet drejtuese të Partisë.

Çdo kandidat në momentin e regjistrimit në Komision Qendror Zgjedhor të Partisë, duhet të bëjë një deklaratë për pastërtinë e figurës së tij, lidhur me papajtueshmërinë për tu zgjedhur në organet drejtuese të Partisë, ashtu siç përcaktohet në pikën 1 dhe 2 të këtij neni. Deklarata tip miratohet nga Kryesia e Partisë.

Në çdo fazë të procesit zgjedhor apo dhe pas përfundimit të tij, konstatohet pavërtetësia e deklaratës së kandidatit apo e personit tashmë të zgjedhur në organet drejtuese, Kryesia e Partisë vendos përjashtimin nga procesi zgjedhor apo shkarkimin e personit të zgjedhur, si dhe çregjistrimin e tij si anëtar të Partisë.

Kandidati apo personi i zgjedhur ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Komisionit të Garancive.

KREU IV

KOMISIONET E PERHERSHME

Neni 30

Komisioni i përhershëm i statutor

Komisioni i përhershëm i statutit dhe rregullores së brendshme zgjidhet dhe ushtron detyrën në zbatim të statutit të FRD-së.

Komisioni i statutit dhe i rregullores se brendshme përbëhet nga 5 anëtarë.

Komisioni i përhershëm i statutit dhe i rregullores se brendshme zgjidhet dhe shkarkohet sipas procedurave te përcaktuara ne nenin 19 dhe ne nenin 22 te këtij statuti

Komisioni i përhershëm i statutit dhe i rregullores studion dhe harton propozimet për ndryshimin e statutit dhe rregullores, si dhe jep mendime për çështje të interpretimit të tyre kur kërkohet nga strukturat drejtuese të Partisë.

Propozimet për ndryshimin e statutit dhe rregullores së brendshme i paraqiten Kryesisë, e cila pas miratimit ia paraqet strukturave qendrore, sipas parashikimeve të sanksionuara në statutin e Partisë.

Mbledhjet e komisionit thirren nga kryetari i komisionit, në varësi të çështjeve që merren në shqyrtim. Mbledhjet e komisionit dokumentohen me procesverbale të firmosura nga të gjithë anëtarët dhe arkivohen. Konkluzionet e mbledhjes i paraqiten Kryesisë, me shkresë të firmosur nga kryetari komisionit.

Neni 31

Komisioni i apelimit

Komisioni i apelimit zgjidhet dhe shkarkohet sipas procedurave te përcaktuara ne nenin19 dhe 22 te këtij statuti.

Çdo anëtar i FRD-së ka të drejtë të paraqesë ankesë me shkrim pranë komisionit të Apelimit kundrejt një mase apo vendimi të marrë ndaj tij. Komisioni duhet të bëj menjëherë me dije Kryesinë në lidhje me kërkesat e paraqitura dhe vendimet e marra.

Komisioni mund te marre ne shqyrtim dhe te vendose pranimin ose jo edhe te kërkesave për ripranim ne Parti.

Vendimet e komisionit janë të paapelueshme.

Komisioni i Apelimit brenda 3 muajve nga data e zgjedhjes duhet të hartojë rregulloren e funksionimit dhe ta paraqesë për miratim në Kryesi.

Neni 32

Komisioni i Garancive

Komisioni i Garancive vepron si një organ që gjykon si shkallë e parë për zgjidhjen e konflikteve në jetën e brendshme të FRD-së. Komisioni i Garancive është i përbërë nga 7 anëtar të zgjidhur nga Kuvendi Kombëtar, me një mandat 3 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Anëtar të Komisionit mund të zgjidhen anëtarët e FRD-së që kanë mbushur moshën 35 vjeç dhe nuk mbajnë asnjë funksion tjetër në forumet e drejtuese të Partisë.

Anëtarët e Komisionit zgjedhin nga radhët e tyre kryetarin dhe një sekretar. Në rast se komisioni nuk arrin të zgjedh kryetarin dhe sekretarin atëherë në këto funksione zgjidhen automatikisht kandidatët që kanë marrë më shumë vota për tu zgjedhur anëtar të komisionit.

Komisioni i Garancive ka për kompetencë të garantojë respektimin e statutit dhe akteve nënstatutore të miratuara nga organet drejtuese të Partisë. Komisioni i Garancive shqyrton shkeljet disiplinore, si dhe çfarë do lloj akti që diskrediton integritetin moral dhe figurën e anëtarit të strukturave të Partisë apo dëmton interesat politike të FRD-së.

Komisioni i Garancive shqyrton çdo lloj mosmarrëveshje midis anëtarëve apo organeve të Partisë.

Sipas parashikimeve të pikës 4 dhe 5 të këtij neni, çdo anëtar i FRD-së mund të paraqesë një ankesë me shkrim përpara Komisionit të Garancive. Në këtë rast, Komisioni nis hetimin administrativ.

Kur komisioni i Garancive, në përfundim të hetimit administrativ vendos fillimin e ecurisë disiplinore, njofton menjëherë me shkrim anëtarin apo organin e interesuar.

Hetimi administrativ dhe procedimi disiplinor kryhet në përputhje me parimet e procesit të rregullt ligjor, të drejtën e dëgjimit dhe mbrojtjes së palëve, sipas rregullave të miratuara nga Kryesia. Mbledhjet e Komisionit të Garancive nuk bëhen publike.

Komisioni, pasi shqyrton çështjen sipas parashikimeve të këtij neni, dhe pasi dëgjon personin/organin e interesuar, vendos marrjen e një mase disiplinore, kur vëren se ka patur shkelje disiplinore; ndërprerjen e ecurisë disiplinore, në rastet kur vëren se nuk ka shkelje disiplinore siç ishte menduar; apo veprimi i shqyrtuar nuk përbën shkelje.

Në çdo rast hetimi administrativ nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë. Personi apo organi i interesuar mund të paraqesë ankesë pranë Komisionit të Apelimit jo më vonë se 10 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të Komisionit të Garancive.

Vendimet e Komisionit protokollohen dhe arkivohen në arkiv.

Neni 33

Bordi i Financës

Bordi i Financës përbëhet nga 3 anëtar të cilët zgjidhen në detyrë nga Kryesia e Partisë. Bordi drejtohet nga sekretari i cili zgjidhet nga Kryesia me propozim të Kryetarit.

Bordi i Financës është përgjegjës për administrimin e fondeve dhe kontrollon përdorimin e financave të Partisë, si dhe kryen çdo detyrë tjetër që aktet ligjore dhe nënligjore parashikojnë për financat e Partive Politike. Për çdo veprim apo transaksion financiar, Sekretari dhe Bordi i Financës  duhet të marrin më parë pëlqimin e Kryesisë.

Neni 34

Administrata qendrore

Selia qendrore e FRD ka aparatin e saj administrativ, i cili funksionon sipas një rregulloreje te veçante, te hartuar nga komisioni i rregullores dhe te miratuar nga Kryesia e Partisë.

Personeli i aparatit administrativ emërohet dhe shkarkohet nga Sekretari i Përgjithshëm, pas miratimit nga Kryetari i Partisë.

KREU V

STRUKTURAT LOKALE TE FRD

Neni 35

Strukturat lokale  te FRD e ushtrojnë funksionimin e tyre mbi bazën e njësive territoriale administrative. Strukturat organizative te FRD janë: degët e FRD, te cilat janë te shtrira mbi bazën e ndarjes territoriale te rrethit; N/degët, te cilat janë te shtrira  mbi bazën e ndarjes territoriale te njësisë bashkiake, te bashkive te nivelit te dyte dhe te komunave; seksionet,te cilat përputhen me kufizimet territoriale te një  qendre votimi.

Neni 36

Dega e FRD

Dega e FRD e ushtron aktivitetin e saj mbi bazën e ndarjes territoriale te rrethit,nga i cili merr edhe emërtimin respektiv. Organet drejtuese te degës janë: Konferenca, Kryesia, Kryetari, Zv/kryetari, Sekretari i Përgjithshëm. Ne funksion ndihmës për aktivitetin e Degës është edhe administrata e Degës.

Neni 37

Konferenca e Degës se FRD

Konferenca e Degës përbehet nga kryesitë e N/degëve, deputete dhe te zgjedhur vendore te zonës përkatëse elektorale dhe administrative si dhe nje numër i caktuar anëtarësh te përzgjedhur nga seksionet, numër i cili përcaktohet nga Kryesia Qendrore  e Partisë, ne proporcion te drejte me numrin e seksioneve,por qe ne asnjë rast nuk do te jete me i vogël se numri i anëtarëve te konferencës qe janë te tille si pasoje e funksioneve. Lista zyrtare e anëtarëve te Konferencës publikohet nga Kryetari dhe Sekretari I Degës, jo me vone se dy muaj kalendarike nga data e mbajtjes se punimeve te saj.

Mandati i konferencës se Degës është 4 (katër) vjeçar.

Konferencën e Degës se Partisë e thërret kryesia e Degës,pas miratimit nga Kryesia Qendrore. Konferenca mund te thirret edhe nga kërkesa e tridhjete perqind te anëtarëve te kësaj Konference, duke depozituar kërkesën ne kryesine e Degës dhe duke caktuar datën e mbledhjes se Konferencës, jo me vone se tre jave nga dorëzimi i kësaj kërkese.

Neni 38

Kompetencat e Konferencës se Degës.

 Konferenca  e Degës zgjedh me votim  te fshehte, ne konkurrim te  jo me pak se dy kandidaturave për çdo anëtar te kryesisë, atë pjese te anëtarëve te kryesisë se Degës qe nuk është e tille si pasoje e funksioneve, pas propozimeve te ardhura nga baza e Partisë neper N/dege dhe te shpërndara ne proporcion te drejte me numrin e njësive.

Konferenca e Degës zgjedh me votim te fshehte, ndërmjet një numri  jo me pak se dyfishi i kandidaturave qe I takon asaj dege, anëtarët te Kongresit,pas propozimeve te bazës se Partisë neper seksione.

Neni  39

Kryesia e Degës se FRD

 Kryesia e Degës se FRD përbëhet nga Kryetari, Zv/kryetari, Sekretari I përgjithshëm, Kryetaret e N/degëve, deputete te Kuvendit me banim ne zone,te zgjedhur te pushtetit vendor ,si pasoje e funksioneve dhe nga anëtarët qe zgjidhen nga konferenca e Degës, ne zbatim te procedurës  te përcaktuar ne nenin  35 te këtij statute dhe ka një mandat 4 (katër) vjeçar.

Kryesia e Degës mblidhet si rregull një here ne muaj dhe te paktën një here ne tre muaj nga Kryetari I Degës ose me kërkesë te 2/3 e anëtarëve te saj me një rend dite te pacaktuar qarte nga kërkuesi.

Kryesia e Degës miraton,pas propozimeve te strukturave,kandidaturat qe do te perfaqesojne Partine ne zgjedhjet politike dhe lokale dhe i përcjell për vendim ne kryesine qendrore,si dhe zgjedh Zv/kryetarin dhe Sekretarin e N/degës nen juridiksionin e saj, ne përputhje me procedurat e nenit 49 te këtij statuti.

Kryesia e Degës është përgjegjëse para Kryesisë Qendrore, për organizimin dhe aktivitetet e strukturave përkatëse gjate veprimtarive politike dhe fushatave elektorale.

Kryesia e Degës  pezullohet sipas procedurave te përcaktuara ne nenin 21 te këtij statuti.

 Neni 40

Kryetari i Degës se FRD

Kryetari i Degës zgjidhet ne përputhje me parimin “Nje anëtar, një vote”. Zgjedhjet me këtë rast organizohen nga Kryesia Qendrore, sipas përcaktimit ne nenin 21 te këtij statuti.

Mandati i Kryetarit te Degës është 4(katër) vjeçar,me te drejte rizgjedhje vetëm një here.

Kryetari i Degës përfaqëson Partine ne njësinë përkatëse territoriale dhe përgjigjet PR mbarëvajtjen dhe funksionimin normal te aktivitetit te saj.

Kryetari i Degës, ne konsultim me Sekretarin dhe Zv/kryetarin e tij, verifikon plotësimin e kritereve te kandidaturave te propozuara nga baza për kryetare te N/degëve dhe i dërgon ato për miratim ne Kryesine qendrore. Pas miratimit,kandidaturat, ne asnje rast me pak se dy,votohen nga anëtarësia  përkatëse,sipas parimit “Një anëtar, një vote”.

Kryetari  Degës  është njëkohësisht edhe anëtar i Asamblesë  Kombëtare dhe i Kongresit te Partisë.

Kryetari i Degës emëron dhe shkarkon personelin e administratës se Degës.

 Neni 41

Sekretari i Degës se FRD

 Sekretari i Degës emërohet dhe shkarkohet nga Kryesia qendrore e Partisë, ne përputhje me procedurat e përcaktuara ne nenin 21 te këtij statuti.

Sekretari i Degës ka për detyre te ndjeke zbatimin e vendimeve te organeve eprore te Partisë, ne qendër dhe ne rrethin përkatës, duke raportuar çdo vit ne mënyrë periodike, përpara Kryesisë se Degës.

Sekretari  i Degës ka për detyre te organizoje zgjedhjet ne strukturat e partisë ne territorin përkatës, drejton procesin e anëtarësimeve te reja ne Parti,duke qene bashkefirmoses me Kryetarin ne dokumentin e anëtarësimit te çdo anëtari dhe duke mbajtur evidenca te sakta për çdo proces. Ai përgjigjet gjithashtu për administrimin e te gjitha llojeve te dokumentacionit qe pasqyrojnë aktivitetin e degës.

Sekretari i Degës është automatikisht, si pasoje e funksionit, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe i Konferencës se Degës.

Neni 42

Zv/kryetari i Degës se FRD

Zv/Kryetari i Degës zgjidhet me propozim te Kryetarit te Degës, pas miratimit nga Kryesia qendrore,ne jo me pak se dy kandidatura, me votim te fshehte ose me konsensus,nga Kryesia e Degës. Kandidaturat duhet te jene domosdoshmërish nga radhët e Kryesisë se Degës.

Nëse kandidaturat e propozuara nga Kryetari i Degës nuk miratohen nga Kryesia qendrore, atëherë ndiqet e njëjta procedure e parashikuare ne paragrafi e pare te këtij neni.

Zv/kryetari  i Degës shkarkohet nga Kryesia qendrore e Partisë, pas shkeljeve te faktuara statusore dhe pas propozimit te 2/3 te anëtarëve te kryesisë se Degës, ne përputhje me procedurat e përcaktuara ne nenin 21 te këtij statuti.

Me vendim te Kryesisë se Degës, njeri Zv/kryetar është përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe mirëfunksionimit te strukturave te Partisë ne komuna dhe tjetri për strukturat e Partisë ne bashkitë, qe janë ne juridiksionin e Degës.

N/kryetari i Degës është automatikisht,si pasoje e funksionit, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe i Konferencës se Degës.

Neni 43

Financat dhe bordi financiar i Degës

 Burimet financiare te strukturave te Degës se Partisë rrjedhin nga grantet e Kryesisë qendrore,kuotizacioni i anetaresise dhe donacionet nga subjekte te tjera,sipas ligjit te partive politike.

Burimet financiare administrohen nga bordi financiar i Degës, I cili duhet te konsultohet paraprakisht për çdo transaksion,me kryetarin dhe sekretarin e Degës.

Bordi I financave përbëhet nga 5(pese) anëtarë, te propozuar  nga Kryetari i Degës dhe te miratuar nga kryesia e Degës .Kryetari i bordit emërohet nga Kryetari i Degës njeri nga anëtarët e bordit,pas miratimit te marre me pare nga sekretari I bordit te financës ne kryesine qendrore.

Neni 44

Administrata e degës

 Dega e Partisë ka aparatin e saj administrativ, I cili përbëhet dhe funksionon sipas rregullores se brendshme te Partisë, ne përputhje  me mundësitë financiare te degës. Personeli I aparatit emërohet nga Kryetari i Degës.

Neni 45

Dege te FRD  jashtë vendit

 Dege te FRD mund te formohen dhe te funksionojnë edhe jashtë territorit te Shqipërisë, me miratim te Kryesisë qendrore te FRD.

Anëtarë te Partisë te degës jashtë territorit te Shqipërisë janë qytetaret shqiptare qe banojnë ne vendin përkatës.

Dega e FRD jashtë territorit te Shqipërisë është e strukturuar dhe funksionon sipas një rregulloreje te hartuar nga vete dega përkatëse dhe te miratuar ne Kryesine qendrore te Partisë.

Neni 46

N/Dega e FRD

 N/dega e FRD është njësia me e rëndësishme ne bazën e strukturës se Partisë, e cila formohet ose shkrihet me vendim te Kryesisë qendrore te Partisë dhe e ushtron aktivitetin e saj mbi baze te ndarjes territoriale sipas qeverisjes vendore(bashki te nivelit te dyte, minibashki dhe komuna).Brenda N/degëve janë te përfshira seksionet përkatës te Partisë.

Organet e N/degës janë Konferenca, Kryesia, Kryetari,Sekretari, Zv/kryetari.

Neni 47

Konferenca e N/degës te FRD

Konferenca e N/degës përbehet nga kryesia e N/degës, deputete dhe te zgjedhur vendore te zonës përkatëse elektorale dhe administrative si dhe një numër i caktuar anëtarësh te zgjedhur nga anëtarësia e  seksioneve, numër I cili përcaktohet nga kryesia e Degës përkatëse te Partisë, ne proporcion te drejte me numrin e seksioneve,por qe ne asnjë rast nuk do te jete me I vogël se numri i anëtarëve te konferencës qe janë te tille si pasoje e funksioneve. Lista zyrtare e anëtarëve te konferencës publikohet nga kryetari dhe sekretari I N/degës, jo me vone se dy muaj kalendarike nga data e mbajtjes se punimeve te saj.

Mandati i konferencës se N/degës është 4(katër) vjeçar.

Konferencën e N/degës te Partisë e thërret kryesia e N/degës, pas miratimit nga Kryesia e Degës. Konferenca mund te thirret edhe nga kërkesa e tridhjete perqind te anëtarëve te kësaj konference, duke depozituar kërkesën ne kryesine e N/degës  dhe duke caktuar datën e mbledhjes se konferencës, jo me vone se tre jave nga dorëzimi I kësaj kërkese.

Neni 48

Kompetencat e konferencës se N/Degës

Konferenca  e N/ Degës zgjedh me votim te fshehte, ne konkurrim te  jo me pak se dy kandidaturave për çdo anëtar te kryesisë, ate pjese te anëtarëve te kryesisë se N/Degës, qe nuk është e tille si pasoje e funksioneve,pas propozimeve te ardhura nga baza e Partisë neper seksionet e saj dhe te shpërndara ne proporcion te drejte me numrin e tyre. Numri i tyre nuk mund te jete ne asnjë rast me i vogël se numri i anëtarëve te kryesisë qe janë te tille si pasoje e funksioneve.

Neni 49

Kryesia e N/Degës te FRD

 Kryesia e N/Degës  drejton strukturat ne juridiksionin e saj ne periudhën ndërmjet dy konferencave te saj.

Kryesia e N/Degës te FRD përbëhet, si pasoje e funksioneve  nga Kryetari,  n/kryetari,sekretari, deputete te Kuvendit te Shqipërisë me banim ne zone,te zgjedhur te pushtetit vendor dhe nga anëtarët qe zgjidhen nga Konferenca e N/degës,ne zbatim te procedurës  te përcaktuar ne nenin  45 te ketij statuti.

Mandati i kryesisë se N/degës  është 4(katër) vjeçar.

Kryesia e N/degës  mblidhet si rregull nje here ne muaj dhe te paktën një here ne tre muaj nga kryetari i N/degës ose me kërkesë te 2/3 e anëtarëve te saj me nje rend dite te pacaktuar qarte nga kerkuesi.

Kryesia e N/degës miraton,pas propozimeve te njësive te saj,kandidaturat qe do te perfaqesojne Partine ne zgjedhjet politike dhe lokale dhe i percjell ne kryesine e Degës.

Kryesia e N/degës  ka te drejte te pezulloje, pas shkeljeve statutore, kryetaret, sekretaret dhe kryesite e seksioneve qe ushtrojnë aktivitetin e tyre ne zonën e juridiksionit te saj dhe te komandoje ne vend te tyre persona te tjere,deri ne organizimin e zgjedhjeve te tjera.Keto zgjedhje  organizohen nga kryetari dhe sekretari I N/degës dhe nuk mund te mbahen me vone se tre jave nga data e pezullimit.

Kryesia e N/degës është përgjegjëse para Kryesisë qendrore dhe kryesisë se degës, per organizimin dhe aktivitetet e njësive përkatëse gjate veprimtarive politike dhe fushatave elektorale.

Kryesia e N/degës  pezullohet sipas procedurave te përcaktuara ne nenin 21 te ketij statuti.

Neni 50

Kryetari i N/Degës te FRD

Kryetari i N/degës  zgjidhet  sipas parimit “Një anëtar, një vote”nga anëtarësia përkatëse. Zgjedhjet me këtë rast organizohen nga kryesia e Degës.

Mandati i Kryetarit te N/degës është 4(kater)vjeçar dhe nuk mund te zgjidhet  ne kete post me shume se dy here.

Kryetari i N/degës përfaqëson Partine ne ndarjen  përkatëse  territoriale dhe përgjigjet per mbarëvajtjen dhe funksionimin normal te aktivitetit te saj.

Kryetari i N/degës,ne konsultim me sekretarin dhe n/kryetarin e tij, përzgjedh ndërmjet kandidaturave te propozuara nga baza per kryetare te seksioneve dhe i  shtron ato per miratim ne Kryesine e N/degës. Pas miratimit,kandidaturat, ne asnjë rast me pak se dy,votohen  me votim te fshehte,neper njesite përkatëse.

Kryetari i N/degës eshte njekohesisht anetar i Kryesise se degës,i Asamblesë Kombetare dhe i Kuvendit Kombetar te Partisë.

Neni 51

Sekretari i N/Degës te FRD

 Sekretari i N/degës emërohet dhe shkarkohet sipas procedurave te përcaktuara ne nenin 21 te këtij statuti. Ai nuk mund te qëndrojë ne atë pozicion me shume se dy mandate rresht.

Sekretari i N/degës  ka për detyre te zbatoje vendimet e organeve qendrore dhe te vete kryesisë se N/degës. Ai organizon procesin e zgjedhjeve ne strukturat e juridiksionit te N/degës,si dhe përgjigjet për miradministrimin e dokumentacionit te aktivitetit te N/degës.

Sekretari i N/degës raporton periodikisht një here ne vit për punën e tij ne kryesine e N/degës dhe është përgjegjës për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit te aktivitetit të N/degës.

Neni 52

Zv/Kryetari i N/Degës te FRD

Zv/Kryetari i N/degës zgjidhet me propozim te Kryetarit të N/degës, pas miratimit nga Kryesia e Degës, ne jo me pak se dy kandidatura,me votim te fshehte ose me konsensus,nga Kryesia e N/degës. Kandidaturat duhet te jene domosdoshmërish nga radhët e Kryesisë se N/degës. Zv/kryetari  i N/degës shkarkohet nga Kryesia e Degës, pas shkeljeve te faktuara statutore dhe pas propozimit te 2/3 te anëtarëve te kryesisë se N/degës.

Zv/kryetari i N/degës i merr detyrat e tij direkt nga Kryetari i N/degës  dhe nga kryesia.

Zv/kryetari i N/degës është automatikisht,si pasoje e funksionit, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe i konferencës se Degës.

Neni 53

Seksioni i FRD

Seksioni është njësia me e vogël strukturore e FRD  dhe e ushtron aktivitetin e saj mbi bazën e ndarjes territoriale sipas qendrës se votimit. Ato krijohen,shkrihen ose ndahen,sipas faktorëve dhe kushteve specifike,me vendim te kryesisë se degës përkatëse.

Seksioni i FRD  organizon aktivitetin politik te FRD ne territorin qe mbulon.

Seksioni I  FRD ka kryetarin,sekretarin,kryesine dhe anëtarët e tij.

Kryetari i seksionit te  FRD zgjidhet ne përputhje me  parimi “Një anëtar, një vote”, nga anëtarësia e seksionit.

Sekretari i seksionit te  FRD zgjidhet nga anëtarët e seksionit,me konsensus ose me votim te fshehte, ndërmjet jo me pak se dy kandidaturave,te propozuara nga anëtarët e seksionit.

Kryesia e seksionit te  FRD  është e përberë prej jo me pak se tre anëtarë, kur anëtarësia është deri nëntë persona  dhe jo me shume se shtate anëtarë, kur anëtarësia është me shume se nëntë persona.

Kryetari,sekretari dhe kryesia e seksionit te  FRD zgjidhet një here ne katër vjet dhe nuk mund te zgjidhen ne me shume se dy mandate. Mandati I tyre ndërpritet kur largohen me vullnetin e tyre nga partia,ose kur bëhen objekt I veprimit sipas procedurave te përcaktuara ne nenin 46 te këtij statuti.

Mbledhjet e seksionit te  FRD  thirren nga kryetari ose ne mungese te tij nga kryesia,si rregull një here ne tre muaj, ndërsa sipas nevojës ne raste fushatash.

Neni 54

Organizmat e tjerë te FRD

Organizma te tjerë të FRD janë “Rinia e FRD”, e cila ka për objektiv te aktivitetit te saj, përhapjen e programit te FRD tek grupet e interesit qe përfaqëson. Ato funksionojnë sipas statuteve te miratuara ne organet e tyre drejtuese.

                                                                Kreu VI

DISPOZITA E FUNDIT

Neni 55

Aktet nenstatutore

 Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e FRD hartojnë aktet nenstatutore, ne zbatim te këtij Statuti, te cilat janë detyrimisht te zbatueshme nga instancat e ndryshme te FRD. Këto akte konsistojnë ne rregullore, vendime, udhëzime dhe urdhëresa te cilat, ne asnjë rast nuk mund te bien ne kundërshtim me nenet e këtij statuti.

Neni 56

Ndryshimi I statutit

 Statuti I FRD mund te ndryshohet nga Kuvendi Kombëtar i Partisë, me një vendimmarrje detyrimisht te shumicës absolute te tij. Te drejtën e propozimit për ndryshim e ka Kryesia e FRD ose tridhjete perqind e anëtarëve te Asamblesë Kombëtare, sipas sugjerimeve te komisionit te përhershëm te statutit.

 

Neni 57

Hyrja ne fuqi

 Ky statut hyn ne fuqi pas miratimit ne Kuvendin Kombëtar te Partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *